Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, mund të detyrohet të bëjë një ‘spastrim’ të madh në afatin e ardhshëm kalimtar.

Këtu mund të përfshihet edhe shitja e Paul Pogbas, i cili kërkohet nga disa skuadra evropiane, por vetëm në rast se vjen ndonjë ofertë e madhe.


Shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, ka paralajmëruar se pandemia e coronavirusit do ta kufizojë dukshëm buxhetin e transferimeve.

sancho 2 Jadon Sancho, Ed Woodward, Harry Kane (Foto: Getty Images/Guliver)

Prandaj, për të transferuar emra, si Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Jack Grealish (Aston Villa) apo edhe Harry Kane (Tottenham Hotspur), Solskjaer fillimisht duhet të grumbullojë fonde.

Qendërmbrojtësi Chris Smalling, i cili është i huazuar te Roma, mund t’i bashkohet Pogbas në listën e lojtarëve që mund të shiten.

Po ashtu, në këtë listë bëjnë pjesë edhe emra, si Marcos Rojo, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira. /Telegrafi/

telegrafi sport app