LAJMI I FUNDIT:

Pochettino tregon arysen pse Nkunku u la në bankën rezervë ndaj Sheffield United

Pochettino tregon arysen pse Nkunku u la në bankën rezervë ndaj Sheffield United

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka treguar arsyen pse Christopher Nkunku u la në bankën rezervë në fitoren ndaj Sheffield Unitedit.

51-vjeçari ka thënë se ai nuk dëshiroi që të rrezikonte ish-sulmuesin e Leipzigut në ndeshjen ndaj Sheffieldit në “Stamford Bridge”, pasi lojtari sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë që kishte pësuar më herët gjatë sezonit.

“Ne nuk deshëm që të ndërrmarim ndonjë rrezik me të dhe vendosëm që t’i japim më shumë kohë që të rikuperohet”, kishte thënë fillimisht Pochettino.


“Ky ekip do të ketë sukses dhe unë nuk jam i çmendur!”, Pochettino i bindur në Chelsean e tij
Lexo po ashtu “Ky ekip do të ketë sukses dhe unë nuk jam i çmendur!”, Pochettino i bindur në Chelsean e tij

Nkunku iu bashkua Chelseat këtë verë në një marrëveshje prej 52 milionë eurosh, por ende nuk ka debutuar në Ligën Premier me ekipin londinez, për shkak të një lëndimi në gju gjatë parasezonit.

Në një intervistë para ndeshjes me Sheffieldin, Pochettino pati paralajmëruar se lojtari mund të përfshihet në këtë sfidë, sidoqoftë ai nuk mori minuta në fushë.

“Është një motivim i madh për ne, për bashkëlojtarët e tij dhe për tifozët, që të shohin një lojtar që duhet të jetë i rëndësishëm për ne, që të jetë pjesë e ekipit për herë të parë”, vazhdoi Pochettino.

Chelsea kthehet te fitoret, fiton në shtëpi ndaj Sheffield United
Lexo po ashtu Chelsea kthehet te fitoret, fiton në shtëpi ndaj Sheffield United

“Është një lajm shumë i mirë për ne dhe është koha që të jemi të qetë sepse ne nuk duam që të ushtrojmë presion mbi të”, përfundoi ai.

Tekniku argjentinas dhe ekipi i tij tani do të përballen me një seri ndeshjesh të vështira ndaj Neëcastle, Wolves, Crystal Palace dhe Luton Town, ku shpresojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori