LAJMI I FUNDIT:

Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Kane te Chelsea

Pochettino flet për transferimin e mundshëm të Kane te Chelsea

Mauricio Pochettino ka bërë konferencën e parë për shtyp si trajner i ri i Chelseat dhe aty është pyetur për një transferim të mundshëm te Harry Kane nga Tottenham Hotspur.

Trajneri argjentinas ka marrë drejtimin e klubit londinez duke pasuar Frank Lampard, i cili ishte trajner i përkohshëm.

Me ardhjen e Pochettinos kanë filluar edhe ndryshimet e mëdha, pasi tashmë janë larguar shumë lojtarë që kanë mbajtur barrën e viteve të fundit.


Lojtarët e Chelseat në një surprizë 'të tmerrshme': Si duken stërvitjet parasezonale nën drejtimin e Mauricio Pochettinos
Lexo po ashtu Lojtarët e Chelseat në një surprizë 'të tmerrshme': Si duken stërvitjet parasezonale nën drejtimin e Mauricio Pochettinos

Megjithatë, Blutë kanë bërë disa transferime dhe synojnë edhe disa tjera para nisjes së sezonit, ndërsa njëri nga emrat e përfolur është edhe Kane, i cili është një njohje e vjetër e Pochettinos.

“Do të shohim. Ne duhet të jemi gati të veprojmë, nëse na duhen më shumë apo jo”, ka thënë fillimisht argjentinasi kur u pyet për blerjen e një sulmuesi të ri.

“Ose ndoshta shkojmë në parasezon dhe e kuptojmë se duhet të përmirësohemi në pozicione të ndryshme ose të shtojmë më shumë lojtarë që mund të shënojnë”.

“Kane? Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e një klubi tjetër, por ju po flisni për një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë”.

“Nuk është e drejtë të flasësh, por nuk është e drejtë të mos thuash asgjë. Marrëdhënia ime me Harryn ka qenë gjithmonë e mrekullueshme”, përfundoi Pochettino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori