LAJMI I FUNDIT:

Pochettino dëshiron të bëhet trajner i Juventusit

Pochettino dëshiron të bëhet trajner i Juventusit

Mauricio Pochettino dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspuri pas Ligës së Kampionëve, në mënyrë që ta marrë drejtimin e Juventusit qysh në muajin qershor.

Sipas kushëririt të trajnerit argjentinas, Daniele Pochettino, dëshira e trajnerit të Spurs është që të transferohet në verë te Zonja e Vjetër, pas largimit të Massimiliano Allagerit.

Janë duke u bërë spekulime të mëdha se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës italiane në verë, mirëpo janë vetëm tre kandidatë në garë të ngushtë, argjentinasi, Antonio Conte dhe Jose Mourinho.


Mauricio Pochettino në stolin e Tottenham Hotspurit (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

“Mauricio te Juventus është një ëndërr që mund të realizohet në verë. E gjithë familja e dëshiron transferimin e tij te Juve”, ka deklaruar Daniele Pochettino.

“Ai tashmë është i njohur në Itali, pas suksesit që ka në Angli dhe tani në këtë sezon me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve”.

Ronaldo i sugjeron Juventusit transferimin e Mourinhos
Lexo po ashtu Ronaldo i sugjeron Juventusit transferimin e Mourinhos

“E kam takuar para pak muajsh Mauricion. Kemi biseduar edhe për ushqimin në Itali (qesh). Dëshira e tij është që të transferohet te Juventusi, askush nuk do të refuzonte atë mundësi”, ka shtuar më tej kushëriri i trajnerit argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori