LAJMI I FUNDIT:

Po tentonte arrestimin e një tjetri, protestuesi në Hong Kong godet policin në stilin karate

Po tentonte arrestimin e një tjetri, protestuesi në Hong Kong godet policin në stilin karate

Autoritetet policore kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët gjithashtu nuk janë të reaguar “të butë”, madje duke sulmuar edhe objektet institucionale të Hong Kongut – dhe jo vetëm.

Siç është raportuar, për ditë me radhë mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar, përcjell Telegrafi.

Po sipas raportimeve të mediave, protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria prezantoi një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë.


Protestuesi qëllohet me plumb në gjoks gjatë përleshjes me policinë në Hong Kong
Lexo po ashtu Protestuesi qëllohet me plumb në gjoks gjatë përleshjes me policinë në Hong Kong

Më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Protestat kanë ndodhur edhe në kohën kur Kina po festonte 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, me ç’rast ka mbajtur edhe një paradë ushtarake duke tentuar kështu t’i tregojë muskujt.

Ndërkohë, përveç dhunës së ushtruar, së fundmi është publikuar edhe një video në të cilën shihet se si një protestues, për të shmangur arrestimin e një protestuesi tjetër, godet një polic në stilin karate. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

Interesante
Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore

Nëna 20 vjeçe bëhet pornostar për t’i blerë dhurata djalit

Nëna 20 vjeçe bëhet pornostar për t’i blerë dhurata djalit

Kalo në kategori