Barcelona është duke e kërkuar me ngulm transferimin e talentit të Valencias, Fabio Blanco.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit për ta bindur atë që të kalojë në Camp Nou.


Kontrata e17-vjeçari skadon në këtë verë dhe katalunasit janë të lirë që t'i hapin bisedimet me agjentin e anësorit.

1606848426 664657 1606848609 noticia normal recorte1

Drejtori i ri i Barcelonës, Mateu Alemany është i gatshëm që të bëjë lëvizjen për Blancon, që ka impresionuar në këtë edicion.

Talenti cilësohet si Ferran Torresi i ri dhe tashmë po tregon formë të lartë te Valencia U19 dhe te Spanja në paraqitje për të rinj.

Barcelona nuk dëshiron të lëshojë këtë mundësi dhe ta ofrojë 17-vjeçarin në radhët e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app