LAJMI I FUNDIT:

Po priste të birin, burri vritet para nxënësve të një shkolle në Belfast të Irlandës

Po priste të birin, burri vritet para nxënësve të një shkolle në Belfast të Irlandës

Një burrë u qëllua për vdekje teksa priste të birin të dilte nga shkolla.

Makina me të cilin ai u qëllua u mbulua me xhaketat e mësuesve në mënyrë që nxënësit të mos mund të shihnin skenën e vrasjes.

Jim Donegan, rreth të 40-ve, u vra duke pritur djalin e tij 13 vjeçar jashtë shkollës “Grammar” në perëndim të Belfastit, kryeqyteti i Irlandës.


Ai u qëllua disa herë, përfshirë edhe një plumb në kokë, të martën pasdite, shkruan BBC. Policia beson se ai u qëllua nga një i armatosur i vetmuar.

Drejtori i shkollës tha se nxënësit “duhej të ecnin përtej skenës”.

Fiona Crookes, drejtoreshë e Shkollës, u shpreh se djali i viktimës ishte përparësi e stafit, pasi ai po shkonte drejt makinës për të takuar të atin.

“E morëm atë dhe e sollëm përsëri në shkollë. Policia la nënën e tij të kalonte përmes kordonit”.

“Fytyra e dobët e tij ishte aq tronditëse – absolutisht e tmerrshme”.

Ajo tha: “Nuk është diçka që duhet të bësh çdo ditë. Vjen një moment dhe e kupton që siguria e nxënësve është më e rëndësishmja. Duhet të qëndronim të qetë dhe t’i largonim menjëherë nga vendi i ngjarjes”.

Në trend Botë

Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

Serbia
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Kalo në kategori