LAJMI I FUNDIT:

A po planifikon Benzema rikthimin në futbollin evropian? Francezi ka një përgjigje për këtë

A po planifikon Benzema rikthimin në futbollin evropian? Francezi ka një përgjigje për këtë

Në verën e vitit 2023, Karim Benzema njoftoi për largimin e tij nga Real Madridi, duke tronditur botën e futbollit.

Francezi nuk humbi kohë dhe menjëherë gjeti ekipin e tij të ri, duke nënshkruar një kontratë milionëshe me ekipin arab Al Ittihad.

Vetëm gjashtë muaj më pas, teksa afati dimëror u hap, spekulimet për rikthimin e mundshëm të Benzemas në Evropë u përhapen.


Këto thashetheme e lidhën sulmuesin ikonik me një kalim në Ligën Premier, një rikthim tek klubi i fëmijërisë Olympique Lyon, madje edhe me një rikthim në “Santiago Bernabeu”.

Thashethemet mbeten të pakonfirmuara, pasi Benzema vazhdoi punën e tij në Al Ittihad. Raportimet për marrëdhënie të tensionuar me trajnerin Marcelo Gallardo dhe për rikthimin në Evropë vazhduan.

Në një intervistë të fundit me një media lokale, Benzema iu adresua këtij problemi duke i hedhur poshtë thashethemet.

Rikthimi i tmerrshëm i Karim Benzemas te Al Ittihad - shënon autogol, por skuadra e ‘shpëton’ nga turpërimi
Lexo po ashtu Rikthimi i tmerrshëm i Karim Benzemas te Al Ittihad - shënon autogol, por skuadra e ‘shpëton’ nga turpërimi

“Lajmi për largimin tim nuk është i vërtetë dhe unë jam i lumtur në Arabinë Saudite. Unë nuk kam probleme me Gallardon, dhe të gjithë ata që thonë se dua të rikthehem në Evropë janë gënjeshtarë”, ka thënë Benzema.

“Unë jam shumë i lumtur tek Al Ittihadi. Për pjesën time, unë nuk kam probleme me askënd, pyesni trajnerin”, u shpreh francezi.

36-vjeçari shënoi 12 gola dhe bëri gjashtë asistime në 22 ndeshje për Al Ittihadin, ndërsa ata gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me 20 pikë më pak se lideri Al Hilal./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori