LAJMI I FUNDIT:

Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia

Po përgatitet një takim i madh për përfundimin e luftës në Ukrainë, reagojnë SHBA-ja dhe Rusia

Zyrtarët e qeverisë amerikane do të marrin pjesë në një Samit të Paqes të organizuar nga Ukraina ndërsa mikpritëse do të jetë Arabia Saudite.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller konfirmoi pjesëmarrjen e amerikanëve gjatë një konference për shtyp. Ai nuk dha detaje të tjera, raporton skynews.

Wall Street Journal raportoi të shtunën se arabët do të ftojnë shtetet perëndimore dhe vendet e mëdha në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut.


Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë
Lexo po ashtu Ukraina tregon katër kushtet e paqes me Rusinë

Qëllimi i këtyre diskutimeve, duke përjashtuar Rusinë, është të sigurojnë më shumë mbështetje ndërkombëtare për kushtet e paqes që do ta favorizojnë Ukrainën.

Ndërkohë ka reaguar edhe Kremlini duke thënë se do të monitorojnë për së afërmi takimin që do të mbahet në Jeddah.

Në përgjigje të njoftimit të Wall Street Journal, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, deklaroi se “sigurisht, Rusia do ta monitorojë nga afër këtë takim. Ne duhet të kuptojmë qëllimet dhe temat e  diskutimit. Çdo përpjekje për të dërguar përpara një zgjidhje paqësore meriton të merr nota pozitive”.

Megjithatë, Peskov përsëriti gjithashtu qëndrimin e Moskës se ajo nuk është e gatshme që të angazhohet në bisedimet e paqes me Kievin.

“Regjimi i Kievit nuk dëshiron dhe nuk mund të dëshirojë paqe, përderisa po shfrytëzohet prej Perëndimit si mjet për luftën kundër Rusisë,” tha ai në një bisedë me gazetarët.

Putin i gatshëm të nis bisedimet e paqes me Ukrainën, por territoret e aneksuara nuk dëshiron t’i rikthej
Lexo po ashtu Putin i gatshëm të nis bisedimet e paqes me Ukrainën, por territoret e aneksuara nuk dëshiron t’i rikthej

Kujtojmë se edhe Rusia organizojë ditë më parë një takim me shtetet afrikane ku u diskutua lufta në Ukrainë, por u vlerësua si i dështuar pasi as gjysma e liderëve të ftuar nuk shkuan në Moskë.

Ndryshe, Ukraina ka paraqitur tashmë një plan të paqes që parasheh largimin e trupave ruse si dhe sjelljen para drejtësisë ndërkombëtare të të gjithë përgjegjësve për krimet kundër njerëzimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Macron: Po hyjmë në një epokë të re, duhet të përgatitemi që amerikanët të mos jenë në anën tonë

Macron: Po hyjmë në një epokë të re, duhet të përgatitemi që amerikanët të mos jenë në anën tonë

Evropa
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Milorad Dodik drejt grusht shtetit - dekretoi ligjet që ndalojnë punën e institucioneve të Bosnjës në Republikën Serbe

Milorad Dodik drejt grusht shtetit - dekretoi ligjet që ndalojnë punën e institucioneve të Bosnjës në Republikën Serbe

Bosnja
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Kalo në kategori