Vajza e publicistit të njohur, Veton Surroit, Rea Surroi martohet sot (e shtunë).

Me këtë rast, babai i saj i ka bërë një dedikim emocional në Facebook të bijës, e cila sot shkon nuse.


vetoni (Foto: Veton Surroi/Facebook)

Vetoni ka shkruar se sot nuk e fsheh lotin e lumturisë kur sheh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën pa kthyer kokën prapa.

"Rea dhe unë. Sot është dita e saj e madhe, e imja. Vajza e kësaj fotografie bëhet nuse. Unë jam ai që druaj kur i bën hapat e parë, nuk e fsheh lotin e lumturisë kur shoh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën, kthimin e kokës prapa për të parë se jam ende aty, duke ia përcjellë ecjen, hap pas hapi. Sot ,ajo nuk ka nevojë ta kthejë kokën prapa për siguri. Druajtjen sot e mund gëzimi. Gëzimi është i njëjtë, gëzimi i hapave të saj përpara", ka shkruar Surrroi, i cili njëherësh ka ndarë edhe një fotografi të veçantë të tij dhe Reas nga e kaluara.

rea e1521892668847

Para martesës me aktoren Blerta Syla, Surroi ka qenë i martuar me Afërdita Devajan, me të cilën ka dy vajza, njëra prej të cilave është Rea, e cila sot kurorëzon dashurinë e saj me martesë. /Telegrafi/

veton e1521892328413