Dua Osmani lindi në ditën e fundit të majit 2020. Mbiemri mund t’i dallojë, por emrin e ndanë bashkë me 210 vajza të tjera që lindën në 2020-ën, e që u emërtuan po njësoj.
Del se ky është edhe emri i vetëm shqip, në mesin e 5 emrave më të shpeshtë që u lanë atë vit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ndonëse mund të marrë edhe një kuptim.
“Dua në shqip është me dashtë diçka të mirë, por edhe arabisht është lutje ndaj Zotit”– sqaron teologu Fitim Flugaj.
Katër emrat e tjerë nuk kanë ndonjë kuptim në gjuhën shqipe, Ajla, Alea, Asja e Inara. Ndonëse njihen si arabë, nuk janë të tillë, të paktën arabët i përdorin si emra pasi tingëllojnë bukur dhe kryesisht i shkurtojnë nga emrat tjerë më të gjatë.
“Ajla është emër me origjinë nga Irlanda, pra nga Ijla, Ejla e te në ka përfundu si emër Ajla, përdoret edhe tek arabët. Asja, është nga emrat më të vjetër në botë, e ka pasur gruaja e një faraoni të Egjiptit.” – thotë Flugaj.
Kjo formë e pagëzimit të fëmijëve nuk i duket aspak e udhës gjuhëtarit Bardh Rugova, njofton KlanKosova.
“Po tregon se ka një ndryshim të narrativës, përnjëherë kemi më shumë prindër që po e lënë anash identetin etnik shqiptar e po merren me ku e di unë, islam, e kjo po tregon kah po shkon shoqëria jonë.” –ka thënë Bardh Rugova, profesor gjuhës shqipe.
Por sipas teologut Flugaj, jo domosdoshmërish, shqiptarët duhet lidhur për fenë kur emërtojnë të vegjlit.
“Feja islame është mjaft demokrate dhe jep hapësirë që emrat të jenë me kuptim të mirë edhe qoftë në gjuhën e vendit ku jeton ai popull, shqiptar psh.”
Praktikën e zbehjes së emrave vendorë, e kritikon edhe një etnolog, që thotë se emërimi i foshnjave duhet kontrolluar nga shteti. Zymer Neziri vlerëson se emrat shqip janë mjaft të çmuar sa t’u bëjnë ballë shekujve.
“Emrat e brumit shqip të mesjetës dhe emrat e kohës ilire i kemi të pranishëm edhe sot” thotë studiuesi pranë Institutit Albanologjik.
Neziri jo vetëm për gjuhën e emrave, por edhe trajtën e tyre ka ankesë në qytetarët që thotë se ndikohen nga jashtë e nga padijenia emërtojnë gabim fëmijët, kryesisht vajzat.
“Oj Teutë bie fjala, por kur shkon me mbiemrin nuk shkon me A. A-ja është ndikim nga gjuha romane e sllave.”
Ndërkohë profesori Bardh Rugova ka edhe një shpjegim pse në Kosovë nuk i përdorin më aq shpesh emrat që moti kohë identifikojnë shqiptarët.
“Të jesh shqiptar, jo doemos është një markë shumë e mirë në botë, ose të paktën kështu e perceptojnë vetë shqiptarët dhe e ndjejnë një nevojë të identifikohen me emra të huaj.”
Emra të dëgjuar kryesisht në lindje janë edhe 5 më të shpeshtit tek djemtë si Ajan, Tiar, Amar, Noar e Omer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi