Dy persona, njëri 26-vjeç e tjetri 20-vjeç, kanë humbur jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi kanë rënë në humnerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatit Sllapuzhan, ku dy të rinjtë duke kaluar mbi urën me Nr. 11 në autostradë, më saktësisht duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës, kanë rënë në humnerë.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor). Dy të rinjtë që kanë humbur jetën janë identifikuar si A.B i lindur në vitin 1993 dhe G.G i lindur në vitin 1999.
Njëri prej tyre pak orë para aksidentit tragjik kishte publikuar në rrjetin social SnapChat një video, ku shfaqej teksa ngiste veturën dhe në sfond dëgjohej një nga këngët e reperit të njohur nga Prizreni, MC Qoppa.
Ky i fundit ka ri-shpërndarë videon në Instagram, duke u shprehur se ka ngelur i tmerruar nga kjo ngjarje ku ngeli i vdekur një prej fansave të tij.
“Kjo video që po ma kput shpirtin, kjo foto që po’m përmallon dhe ky djal qe ka me na mungue shumë.
Arianiti dje e ka postue nji video ne snapchat (qe tash une do ta postoj) ku ka qene tu i respektu rregullat e komunikacionit pikerisht tu e ndegju kangen time qe e kam lansue para gati nji muaji e qe eshte per vetdijsim ne komunikacion e qe e kam kendu me Arbenin e me Agronin pikrisht si inspirim prej rasteve tragjike ne rrugët tona, dhe qe sot kur jam que pej gjumit edhe e kam marre vesh çka ka bo vaki hala veten s’po muj e marr.
Arianit pusho i qetë o shok, të Zotit jemi dhe te aj kemi me u kthye neve na mbetet te kujtojmë si djalosh që je kanë edhe si ftyra pozitive e qytetit e me plot dashni ne zemër, kofsh prej banorëve te Xhenetit”, ka shkruar MC Qoppa në Instagram. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BzThsFShzgk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikey Madison bën një paraqitje mahnitëse dhe elegante në Saturday Night Live

Sophie Turner kthehet në Britani me vajzat, pas marrëveshjes së kujdestarisë me Joe Jonas

“Mos u zhvesh më ashtu” – Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit, banorja: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

"Mos u zhvesh më ashtu” - Përplasje mes Rozanës dhe Gjestit pas spektaklit, banorja: Një fëmijë si ti nuk do ta doja kurrë

Gjesti luan me këpucë bebesh: Më shkon të jem baba

Kim Kardashian mahnit me dukjen gjatë xhirimeve të serialit të ri të Ryan Murphy
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, vrapon të takojë djalin pa miratimin e banorëve

Sophie Turner kthehet në Britani me vajzat, pas marrëveshjes së kujdestarisë me Joe Jonas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler