LAJMI I FUNDIT:

“Po bëja shaka”, Mane tërhiqet nga komentet rreth largimit nga Liverpooli

“Po bëja shaka”, Mane tërhiqet nga komentet rreth largimit nga Liverpooli

Sadio Mane është tërhequr nga komentet e tij për largimin nga Liverpooli mes raporteve të transferimeve që e lidhin atë me Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, duke këmbëngulur se ai ka ende shumë respekt për Reds.

Mane ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Liverpoolin dhe nuk ka pasur asnjë shenjë për një vazhdim të marrëveshjes, duke çuar në pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e tij në Anfield.

Në të vërtetë, mediumi Goal.com raportoi pas humbjes së Redfs në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit se 30-vjeçari tashmë ka marrë vendimin për t’i larguar, me Bayernin si destinacionin e tij më të mundshëm të ardhshëm.


Mane dha indikacionet më të qarta se ai do të largohet nga Liverpool përpara ndeshjes kualifikuese të Senegalit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Beninit të shtunën mbrëma.

Sadio Mane thyen heshtjen, pranon se planifikon të largohet nga Liverpooli
Lexo po ashtu Sadio Mane thyen heshtjen, pranon se planifikon të largohet nga Liverpooli

Ai tha se “midis 60 dhe 70 për qind” e tifozëve senegalezë do të donin që ai të transferohej diku tjetër gjatë verës dhe premtoi “të bëjë atë që duan” .

Këto komente natyrisht shtuan ujë në mullirin e thashethemeve, me PSG-në që gjithashtu thuhet se ishte i interesuar për shërbimet e Mane, por ai tani ka këmbëngulur se nuk ishte serioz në konferencën para ndeshjes.

“Unë fola dje duke bërë shaka me pak humor dhe ishte kudo. Mendoj se do të ndalemi këtu”, ka thënë Mane për Canal Plus pas het-trikut ndaj Beninit.

“Liverpooli është një klub që e respektoj shumë. Tifozët më pranuan që nga dita e parë. Për të ardhmen, do të shohim”.

Sadio Mane ka arritur marrëveshje trevjeçare me Bayern Munichun
Lexo po ashtu Sadio Mane ka arritur marrëveshje trevjeçare me Bayern Munichun

Mane foli edhe me gazetarët në ‘mix zone’ pas ndeshjes dhe u pyet se cilin ekip preferon mes Real Madridit dhe Barcelonës. Përgjigja e tij sugjeroi se një tjetër klub surprizë mund të dalësi pretendent për nënshkrimin e tij.

“E dini, ju më keni vënë në telashe me tifozët e Liverpoolit. Ato dy skuadra nuk janë të këqija. Por, unë nuk jam tifoz i atyre skuadrave. E dini, ekipi im është Marseille, kështu që unë do të thosha Marseille”, përfundo Mane duke qeshur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori