LAJMI I FUNDIT:

Plumb kokës pse e ofendoi, zbardhen detajet e vrasjes në Shkodër (Foto/Video)

Plumb kokës pse e ofendoi, zbardhen detajet e vrasjes në Shkodër (Foto/Video)

Zbardhen detaje nga arrestimi i Jozef Mujecit, 21-vjeçari që dje vrau në Shkodër Genc Mhillja, si hakmarrje pas sherrit të pak ditëve më parë.

Policia sqaron se brenda 12 orëve ngjarja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 në fshatin Bushat – Shkodër ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj u kap dhe arrestua në flagrancë autori i vrasjes.

“Autori u kap në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe i fshehur në një banesë të braktisur”, njofton policia.


Autori
Autori

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar për ngjarjen e ndodhur te ura në fshatin Mali Jushit ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Genc Mhillaj.

Autor i dyshuar i vrasjes është shtetasi Jozef Mujeci, 21 vjeç, banues në Lezhë.

Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para dy ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

q2
Genc Mhillaj

SHKAKU

Burimet e “Panorama” saktësojnë se hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje janë përqendruar në një konflikt me disa djem që viktima ka pasur tre ditë më parë, për motive të paqarta.

Njërin prej tyre ai e ka sharë dhe aty është mbyllur me aq. Por mesa duket, i ofenduari ka marrë hak, thanë burimet e policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=jUf2R1LwFF0