LAJMI I FUNDIT:

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë në Fushë Kosovë, ku një person, shtetas i Serbisë ishte në përgatitje të veprës penale ‘vrasje’ dhe prezantohej rrejshëm si person zyrtar.

Policia një ditë më parë njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar dokumente të ndryshme.

Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ata që u besojnë
Lexo po ashtu Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ata që u besojnë

Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha për Telegrafin se Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.


Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprës penale Vrasje’, ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprën penale ‘Mashtrimi’.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B., ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, tha ajo.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit është, pasi nëse i pandehuri R.B. lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, duke pasur parasysh se është shtetas i Serbisë si dhe rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, i njëjti mund të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale si dhe mund të përsërisë veprat e njëjta penale ose të kryej sërish vepra tjera penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori