Asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e dinë çfarë do të fitoj ose humbë Kosova me projektin gjeneralit Wesley Clark për gazifikimin nëntokësor të qymyrit.
Në dokumentet që i ka prezantuar kompania Envidity, nuk jepet asnjë informacion për kostot dhe përfitimet ekonomike e sociale të vendit nga marrja në shfrytëzim e çerekut të territorit të vendit.
Gazeta Fjala mëson se përfaqësuesit e kompanisë së gjeneralit kanë refuzuar t’ia japin Qeverisë së Kosovës informacionet për pagesat e shfrytëzimit të qymyrit, mënyrën e tregtimit të pasurive nëntokësore e investimeve tjera.
Krejt çfarë dinë institucionet e vendit janë 30 milionë euro të prezantuara si investime në pajisjet teknologjike, të cilat shkojnë për nevoja operacionale të kompanisë.
Përveç kësaj kërkesa për leje do t’iu shkojë deputetëve pa një studim paraprak të fizibilitetit.
Në dokumentet që ka siguruar Gazeta Fjala, kompania ‘Envidity’ që udhëhiqet nga ish-gjenerali i Nato-s, Wesley Clark, ka refuzuar të jap detaje rreth projektit me arsyetimin se kjo do t’i pengonte negociatat me Qeverinë e Kosovës.
Përfaqësuesi i projektit Envidity, Jefferey Brookman, në një raport të Ministrisë se Financave për këtë projekt, është cituar të këtë thënë se ‘në këtë fazë nuk do të ishte e përshtatshme të japin informata më të detajuara sepse do të vihen në një pozitë të palakmueshme gjatë fazës se negocimit’.
‘Me fjalë të tjera, Envidity do të ishin në një pozitë të pafavorshme, ku informatat që i jepen në këtë fazë mund të përdoren si të disfavorshme në kohën e negocimit direkt me Republikën e Kosovës’.
Mirëpo, projekti që parashihet të jetë më i madhi pas luftës në këtë sektor, me një sipërfaqe për eksploatim të qymyrit prej 3 mijë kilometra katror, tashme ka kaluar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik dhe pritet t’i shkojë Kuvendit për miratim.
Komisioni kalon projektin pa studim fizibiliteti
Se cilat do të jenë përfitimet e Kosovës nga ky projekt nuk e dinë as Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, pavarësisht se Komisionin të cilin e udhëheq ai, ia ka dhënë dritën jeshile për më tej kompanisë Envidity.
Komisioni ka vendos që para vendimit mbi shfrytëzimin dhe aprovimit të projektit final të kërkojë nga qeveria një studim fizibiliteti, krahas atij që e prezanton Envidity, për të parë me detajisht përfitimet dhe kostot e këtij projekti dhe aspektet mjedisore.
“Pra këto gjëra do të shihen kur të kompletohet projekti’, ka thënë Mustafa për Gazetën Fjala.
Megjithatë projekti tashme i ka kaluar dy instanca pa studim fizibiliteti. Fillimisht Qeveria e Kosovës që e ka shtyrë përpara këtë projekt, dhe tash Komisioni i Kuvendit që ka votuar për procedurat e mëtutjeshme.
Edhe në rekomandimet e Komisionit për Zhvillim Ekonomik të cilat i ka siguruar Gazeta Fjala, i kërkohet qeverisë që të bëjë studim fizibiliteti ku do të definohej qartë se çka do të përfitojë ekonomia e Kosovës nga ky projekt.
‘Kuvendi të merr vendim që Qeveria të obligohet që në kuadër të procedurave të mëtejme për të negociuar zbatimin eventual të projektit të hartojë studimin e fizibilitetit për këtë projekt, i cili do të definojë qartë kostot dhe përfitimet ekonomike dhe sociale, shanset që afron projekti dhe risqet eventuale dhe mundësitë e menaxhimit të tyre, sidomos lidhur me aspektet teknologjike, mjedisore (ujërat nëntokësore etj.) dhe ato të zhvillimit urban dhe koston oportune të projektit lidhur me ridestinimin e sipërfaqeve bujqësore dhe eventualisht zhvillimin e turizmit’, thuhet në rekomandimet e Komisionit.
Projekti tejkalon kufizimet ligjore
Gazeta Fjala ka shkruar më herët se Qeveria e Kosovës ka shmangur legjislacionin në fuqi për ta shtyrë përpara projektin për gazifikimin nëntokësor të qymyrit të Kosovës nga kompania e gjeneralit Wesley K. Clark.
Kjo pavarësisht vërejtjeve të Komisionit për Miniera dhe Minerale, se projekti i kompanisë tejkalon sipërfaqen për eksploatim siç kërkohet me Ligjin për Miniera dhe Minerale.
Me këtë Ligj, asnjë kompani nuk mund të mbajë licencë të hulumtimit më shumë se 300 kilometra për katrorë, derisa projekti i kompanisë “Envidity” do t’i shkojë Kuvendit me kërkesën për sipërfaqe mbi 3 mijë kilometra.
Ndryshe, “Enviditi”, siç edhe quhet edhe kompania e gjeneralit Clark, synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzim të qymyrit nga i cili do të prodhoj gaz e energji elektrike. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame