Së fundmi, Volodymyr Zelenskyy ka ndarë edhe disa detaje të tjera mbi planin e rregulluar të paqes SHBA-Ukrainë, të cilin ai konfirmoi se është reduktuar në një plan me 20 pika.

Presidenti ukrainas tha se nuk ishte gati të ndante "të gjitha pikat e planit".


Por ai shpjegoi se cilat ishin tre "gjërat më të ndjeshme dhe pyetjet e sfidat më të vështira".

Koncesionet territoriale;

Përdorimi i aseteve të ngrira ruse - Zelensky tha se kjo çështje kërkonte që udhëheqësit evropianë të merrnin vendime pasi asetet mbaheshin në Evropë dhe ai nuk mund të fliste në emër të tyre;

Koalicioni i vullnetarëve, një aleancë vendesh që kërkojnë të mbështesin një marrëveshje paqeje në të ardhmen në Ukrainë.

Zelensky tha gjithashtu se ishte i hapur për të vazhduar bisedimet me të dërguarin special të Donald Trump, Steve Witkoff.

"Nëse mendoj se mund të mbështetemi në dialog të vërtetë dhe specifik, jo vetëm fjalë, do të takohemi dhe ai është shumë i mirëpritur në Ukrainë", tha Zelensyy, duke shtuar, megjithatë, se kjo ka të ngjarë të mos ndodhë në ditët në vijim. /Telegrafi/