LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, Haxhiu kritikon gjyqtarët dhe prokurorët: Vendimet e gabuara e të nxituara po e stimulojnë dhunën dhe vrasjet

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, Haxhiu kritikon gjyqtarët dhe prokurorët: Vendimet e gabuara e të nxituara po e stimulojnë dhunën dhe vrasjet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas plagosjes së gruas nga bashkëshorti i saj, në Fushë Kosovë duke drejtuar kritika në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se sipas informacioneve që kanë personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar “ani pse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij”.

“Një grua në Fushë Kosovë e plagosur nga burri i saj vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Lutem për shëndetin e saj dhe i uroj shërim të shpejtë.


Sipas informacioneve që kemi, personi i dyshuar kishte qenë në mbajtje por ishte liruar ani pse ishte recidivist dhe sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij”, ka thënë ajo duke se shtuar se “edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë”.

“Në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve.

Në vazhdimësi kemi theksuar se rastet e tilla të dhunës ekstreme po dalin të jenë recidivistët dhe tashmë të denoncuar apo arrestuar për dhunë më herët. Kësisoj, është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve, që jo vetëm nuk po e parandalojnë më të keqen, por po shndërrohen në stimulues të dhunës e vrasjeve”, ka thënë ajo.

Tutje ka shtuar se secila grua, secili qytetar duhet të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën në shtet.  “Aty është adresa ku përfundon dhuna dhe nis drejtësia dhe jo vatra e përshkallëzimit të dhunës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori