Plagosja e 5 personave në Laç, policia gjen armën e krimit

Policia gjen armën me të cilën u plagosën 5 persona sot në Laç
Raportohet se arma e përdorur ka qenë pistoletë dhe ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes.
Gjithashtu mësohet se, policia ka identifikuar autorin dhe është duke punuar për kapjen e tij.
“Pranë vendit të ngjarjes, në kantierin e një pallati në ndërtim është gjetur një armë zjarri, pistoletë, që dyshohet se I përket autorit të plagosjes së 5-fishtë në Laç. Pasi ka hedhur armën autori i dyshuar është arratisur. Po punohet për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana e policisë”-raporton Hila..
Kujtojmë se në këtë ngjarje në mesditën e të shtunës nga të shtënat mbetën të plagosur mbetën Angjelina Gjezaj 58 vjeçe, Amarildo Ndoj 26 vjeç, Liridon Ismaili 26 vjeç, Daniel Gjeloshi 26 vjeç dhe Geri Bitri 24 vjeç.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa të rinjve.
Të lënduar nga ngjarja mbetën edhe kalimtarë të rastit. Angjelina Gjezaj ishte 58-vjeçare e cila në momentin kur ndodhi konflikti po ecte në trotuar dhe mori një plumb në këmbë. Gruaja ishte shitëse dhe tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.
Gazetari Hila raporton se, “në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar disa persona për verifikim, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e Njësisë Kombëtare të Sigurisë nga Shkodra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Autori i dyshuar i të shtënave është identifikuar dhe policia po vijon kërkimet për kapjen e tij.


















































