LAJMI I FUNDIT:

Plagosi të dashurin e bashkëshortes, polici Erion Goxharaj shfaqet i penduar në gjykatë

Plagosi të dashurin e bashkëshortes, polici Erion Goxharaj shfaqet i penduar në gjykatë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Erion Goxharaj, i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pak ditë më parë te Komuna e Parisit.

Goxharaj ka kërkuar masë më të butë sigurie, me pretendimin se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata.

Në dëshminë e tij para ish-kolegëve, Erion Goxharaj i vetëdorëzuar pasditen e së mërkurës, tha se vazhdimisht ishte provokuar nga Lorenc Kosta. Sipas 46-vjeçarit Goxharaj, provokimet e Lorenc Kostës ishin nga më të ndryshmet e deri te kërcënimet ku vetë ish-efektivi ka thënë se në një rast Kosta e ka kërcënuar se do ta hiqte nga puna.


“Ndodhesha te Komuna e Parisit me vajzën time, ishim ulur në një restorant. Para tavolinës sonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Kaloi dy herë para tavolinës sime. Ai më ngacmonte gjithmonë dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Në përballjen e fundit nuk durova më dhe e qëllova. Nuk kam dashur ta vras”, ka rrëfyer Goxharaj, raporton televizioni A2.

Pas kësaj dëshmie, Goxharaj ka thënë për hetuesit se menjëherë u largua me vajzën e tij dhe takoi djalin. Gjatë rrugës, 46-vjeçari është pikasur nga një efektiv, i cili i ka kërkuar të dorëzohej, por Goxharaj ka vijuar te largohet drejt zonës së Dajtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të tradhtisë nga bashkëshortja e ish-efektivit, e cila ka kërkuar divorcin. Diçka e tillë nuk është pranuar nga Goxharaj, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori