LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një funksionar i lartë i LSDM-së në Manastir

Plagoset një funksionar i lartë i LSDM-së në Manastir

Agjencia e lajmeve META bën të ditur se është plagosur me armë zjarri, Borçe Petkovski, finksionar i lartë i LSDM-së dhe ish-deputet i kësaj partie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në lagjen Karposh të Manastirit, përderisa Petkovski ka qenë duke pirë kafe me shoqërinë e tij.

Plumbi ka përfunduar në këmbën e tij. Ai është hospitalizuar dhe është jasht rrezikut për jetë. Deri tani nuk ka informacione se kush mund të ketë gjuajtur me armë./Telegrafi/