LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtarët e Policisë do të kenë shërbime falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë

Pjesëtarët e Policisë do të kenë shërbime falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë

Nga 1 shkurti pjesëtarët e Policisë së Kosovës në kryeqytet do të kenë shërbime falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.

Kështu tha sot në një deklaratë për media drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku pas një takimi që pati me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sadiku tha se gjatë takimit me Hoxhën e ka njoftuar për të gjitha shërbimet që do t’i marrin falas pjesëtarët e Policisë në Prishtinë.


“Qëllimi i këtij takimi është që ta njoftojë komandantin e Policisë së Kosovës për vendimin e Asamblesë komunale të Prishtinës, për lirimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga shërbimi që do t’i kenë në shërbimin parësorë shëndetësorë. Ne e njoftuam komandantin se cilat janë shërbimet që ofrojmë ne për pjesëtarët e PK-së. Ne e kemi njoftuar drejtorin e Policisë në detaje dhe sigurisht që ky bashkëpunim nga 1 shkurti  do të përcjellin një mesazh tek të gjitha ambulancat tona dhe shërbimet që i japin qendrat e shëndetit parësorë në Prishtinë…”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka thënë se policët që jetojnë në Prishtinë do t’i shfrytëzojnë këto shërbime që i ka ofruar Komuna e Prishtinës.

“U njoftuam për vendimin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, normalisht që është një vendim i drejtë dhe i mirëpritur nga PK-ja. Ne do të njoftojmë të gjithë policët e Kosovës që jetojnë në Prishtinë që t’i shfrytëzojnë këto shërbime që i ka ofruar falas kryeqyteti. Po shpresojmë të kemi policë të shëndetshëm dhe të kemi policë të gatshëm në shërbim të qytetareve të Prishtinës dhe gjithë atyre që jetojnë këtu”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori