Pjesa e parë: Tottenham – Liverpool, mbyllet me një gol

Tottenhami dhe Liverpooli po zhvillojnë një ndeshje interesante dhe të baraspeshuar, por janë ‘Të Kuqtë’ që e kanë mbyllur në epërsi.
Goli i parë u shënuan që në fillim të ndeshje, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari Damir Skomina.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Mohamed Salah që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/KansrijkID/status/1134899760803045376
Në minutën e 17-të ishte Alexandre Arnold ai që provoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por shkoi ngjitur me shtyllën.
Loja ra në qetësin në mesin e pjesës së parë dhe nuk kishte raste.

Në minutën e 38-të Liverpooli provoi edhe një herë, kësaj radhe me Andrew Robertson, por gjuajtja e tij u prit nga Hugo Lloris.
Në kohën shtesë gjuajti bukur edhe Cristain Eriksen, por mbi portë.

Rezultati i pjesës së parë, bën që të presin ndeshje të zjarrtë në pjesën e dytë. /Telegrafi/






















































