Gerard Pique ka thënë se nuk është një sekret se ai një ditë dëshiron të jetë në krye të klubit të Barcelonës si president.

Mbrojtësi i Barcelonës, është produkt i klubit nga La Masias, ndër njerëzit që e njeh më së miri ambientin e klubit, transmeton Telegrafi.


Por Piqeu nuk është i vetmi lojtar që dëshiron ta bëjë këtë, pasi disa lojtarë të njohur tashmë janë dhe ishin president të klubeve. /Telegrafi/

Josu Urrutia

Ish-mesfushori i Athletic Bilbaos, ka fituar zgjedhjet në vitin 2011. Që nga kthimi klubi ka luajtur në finalen e Ligës së Evropës dhe Kupën e Mbretit, ndërsa ka fituar edhe trofeun e parë pas 31 vitesh. Ata fituan Superkupën në vitin 2015.

president 1

Rafael Gordillo

Ish futbollisti i Real Madridit, luajti edhe te Real Betis në vitet 1976-1985 dhe 1992-95. Ai ishte president i Betisit në vitin 2010. Ai nuk qëndroi gjatë dhe ia la vendin Miguel Guillen në qershor 2011.

president 2

Fernando Sanz

Ai erdhi te Malaga në vitin 1999 si lojtar. Ai luajti shtatë vite me klubin. Ish lojtari i Real Madrid, u bë president pasi babai i tij bleu 97 për qind. Ai qëndroi deri në vitin 2010 kur klubi iu shit investitorëve nga Katari.

president 3

Franz Beckenbauer

Legjenda e Bayern Munich u bë president në vitin 1994. Ai u largua nga pozita në vitin 2009, ku ia la vendin Uli Hoenessit.

president 4

Uli Hoeness

Ai ishte lojtar i klubit gjerman Bayner Munich. Ai u bë president në vitin 2009 dhe u largua me forcë në vitin 2014 pas disa skandaleve.

president 5

Juan Sebastian Veron

Ai luajti me shumë suksese për kombëtaren argjentinase dhe klube në Evropë si Lazi, Inter dhe Manchester United. Ai u kthye në shtëpi të luaj me Estudiantes . ai u bë edhe president i klubit në vitin 2014 me 75 për qind.

president 6

Rivaldo

Sulmuesi brazilian luajti futboll deri në moshën 38 vjeçare për Mogi Mirim. Ai është kryetar i klubit nga viti 2015.

president 7

Davor Suker

Suker është president i Federatës së Futbollit të Kroacisë nga vitit 2012. Ai ka zhvilluar shumë ndeshje për fanellën nacionale ku e fitoi edhe medaljen e bronztë në Kupën e Botës në vitin 1998. /Telegrafi/

president 8

telegrafi sport app