Partitë parlamentare opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe ajo jashtëparlamentare, Partia Socialdemokrate kanë kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit, të 18 marsit, për të cilën u dakorduan kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Derisa të enjten në Kuvendin e Kosovës Kurti raportoi për marrëveshjen e Ohrit për të cilën pati debat pozitë-opozitë, gjatë ditëve të kaluara Partia Socialdemokrate ka realizuar disa aksione simbolike për të kundërshtuar marrëveshjen.
Aksionet simbolike të PSD-së ishin kundër kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
PSD këtë të martë realizoi një aksion simbolik në hyrje të Prishtinës, gjersa kryeministri Kurti e quajtën “Pinokio”.
PSD-ja gjatë këtij aksioni ka vendosur një poster me fotografinë e kryeministrit Kurti, përmes së cilit ka bërë thirrje që të protestohet më 25 mars në orën 14:00 kundër kësaj marrëveshje.
Në posterin e vendosur, kjo parti e ka paraqitur kryeministrin si “Pinokio”, personazh në përralla që është kukull druri, e të cilit sa herë që gënjen i rritet hunda.
“Protesto kundër marrëveshjes! Kundër mashtrimit!”, thuhej në posterin e vendosur mbi urë.
Po të martën aktivistët e PSD-së e ‘sulmuan’ me tortë e qumësht zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.
Është vetë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka publikuar videon, kur aktivistët e këtij subjekti politik kanë provuar t’ia hedhin tortën në fytyrë Bislimit, ndërsa i kanë hedhur qumësht, derisa ai po hynte në një objekt.
“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Telegrafi.
E të enjten, aktivistët e PSD-së aksionin simbolik e zhvilluan në Kuvendin e Kosovës, ku shkruan një parullë në veturën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
“Edhe asi, edhe ksi”, ishte parulla që PSD e ngjyrosi në veturën e Konjufcës.
“Ky është Glauku i shpërfytyruar. ‘Edhe ksi edhe asi’: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës.
Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, shkruante aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni.
Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) si aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit kanë shkruar në muret e disa ndërtesave publike fjalët “Albin Zajednica”.
PSD ka thirrur një protestë për të shtunën në shenjë pakënaqësie ndaj zbatimit të aneksit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Ohër, sipas së cilës kryeministri Kurti është dakorduar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës