Kjo pije e cila do t’ju bëhet shumë e dobishme dhe do t’ju ndihmojë që të përmirësoni dhe detoksifikoni organizmin tuaj

Do t’ju përmirësojë metabolizmin dhe do t’jua zgjidhë problemet me zorrën e trashë.


Përveç kësaj, do t’ju ndihmojë edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore, transmeton Telegrafi.

Përbërësi kryesor i kësaj pijeje është majdanozi i cili është i pasur me shumë cilësi shëruese siç janë:

- ndikon si diuretik natyralë, d.m.th.; nxjerr tepricën e ujit nga organizmi;
- ka shumë cilësi kundërinflamatore;
- ndikon si antioksidans;
- pengon krijimin dhe përhapjen e qelizave kancerogjene;
- ndihmon në gjendjet stresuese dhe të anksiozitetit;
- eliminon erën e keqe, duhet të përtypni fletë të kësaj bime;
- pastron gjakun;
- pengon infeksionet e fshikëzës urinare dhe të veshkave.

Peter Cade GI PERC  1

Përbërësit e nevojshëm: 1 limon, një grusht majdanoz, një lugë kanellë, një lugë e vogël uthull molle, 500 ml ujë.

Përgatitja: Qitni gjithë përbërësit në blender dhe bluani derisa të përftoni lëngun i cili do të pihet para se të flini gjumë.

Natyrisht, për rezultate pozitive duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të shëtitni.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/