LAJMI I FUNDIT:

Piloti sfidon uraganin Irma, aterron në aeroportin në të cilin po frynin erëra të forta (Video)

Piloti sfidon uraganin Irma, aterron në aeroportin në të cilin po frynin erëra të forta (Video)

Uragani Irma që konsiderohet si uragani më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik, ka lënë të vdekur të 13 persona në Ishujt Karaibe dhe është nisur në drejtim të Floridës.

Përveç njerëzve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale duke shkatërruar shtëpi në ishuj, ku si pasojë banorët e asaj zone kanë mbetur pa kulm mbi kokë, transmeton Telegrafi.

Derisa uragani po i afrohej Porto Rikos, autoritetet e këtij vendi kanë filluar evakuimin e banorëve, derisa autoritetet në Bahama kanë mbyllur aeroportet.


Por, edhe para mbylljes së aeroporteve në ishujt Karaibe pilotët kanë shmangur këto zona për shkak të sigurisë, por jo të gjithë ishin aq shumë të kujdesshëm.

Aeroplani Boeing 737 i aviokompanisë amerikane Delta Airlines, gjatë fluturimit DL431 ishte drejtuar kah uragani duke aterruar në aeroportin ndërkombëtar Louis Mujoz Marin, që është i ndërtuar në qytetin kryesor të Porto Rikos, San Huan.

Në ato momente erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm kishin prekur këtë ishull. Sipas të dhënave të aviokompanisë Delta Airlines, në momentin e aterrimit dukshmëria ishte deri në 15 kilometra, kure era po frynte me shpejtësi prej 45 deri në 52 kilometra në orë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori