Piloti i helikopterit i cili u rrëzua jashtë stadiumit të Leicester Cityt duke vrarë të pesë personat në bord kishte zbuluar obsesionin e tij për sigurinë, në një intervistë të tij të fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Eric Swaffer, 53, ishte drejtues i helikopterit në pronësi të kryetarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha kur ai u rrëzua të dielën, vetëm pak momente pas largimit nga pista, pas barazimit 1-1 të klubit me West Ham në Premier League, në stadiumin King Power.


Pronari miliarder Vichai bleu klubin në vitin 2010 dhe i mbikëqyri ata duke fituar Kampionatin, triumfi i tyre historik i Premier League në vitin 2016 dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

sf2 6

Në një intervistë me privatefly.com, Swaffer është përshkruar si një pilot i aeroplanit privat dhe helikopteri me "mbi 20 vjet përvojë fluturimi".

Swaffer ka folur rreth asaj se sa e rëndësishme ishte siguria për të, në intervistën e tij të fundit të njohur, para përplasjes fatale.

I pyetur se çfarë automjeti voziste, piloti u përgjigj: "Audi A4 - siguria dhe besueshmëria është gjithçka për mua".

sf1 6

Piloti me përvojë gjithashtu ka folur për dashurinë e tij të hershme për fluturimin dhe pse ai donte të ishte një pilot që nga koha kur kishte vizituar një kabinë fluturimi, kur ishte fëmijë.

Ai shtoi se ai e donte punën e tij sepse "udhëtimi është diçka e mrekullueshme, gjithashtu edhe njerëzit fantastik që takoni gjatë rrugës".

sf3 5

Ndërkohë është raportuar se piloti kishte shmangur një tragjedi edhe më të madhe, duke drejtuar aeroplanin në mënyrë heroike larg nga një grup i tifozëve.

Veç kësaj, Daily Star Online shkruan se helikopteri mund të ishte rrëzuar nga një sulm zogjsh pasi ata ishin tërhequr nga reflektorët e stadiumit. /Telegrafi/