Ping-pongu me akuza i institucioneve Polici-Prokurori-Gjykatë për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, është shmangie nga përgjegjësia dhe kërkon një hetim të hollësishëm.
Kështu janë shprehur në studion e Ditarit me Andi Nurajn në A2 CNN, eksperti i sigurisë Erjon Softa dhe avokati Alban Qafa. Sipas tyre ky është një hetim i vështirë me shumë enigma që mund të çojë në pista të tjera. Ata ndajnë mendimin se kodi i procedurës penale e ka përcaktuar qartë hetimin e ngjarjes.
“Policia Gjyqësore merr dijeni për ngjarjen, kapjen e autorit dhe njofton prokurori, bën një relacion. Është prokurori që drejton hetime nuk bën urdhër për hetim oficeri i policisë gjyqësore. Nuk merr vendim shefi i komisariatit apo i krimeve. I drejton prokurori hetimet. Hetimin e ngjarjes ia njeh policisë gjyqësore që njofton sallën, siguron zonën e krimit mos të prishen provat, por nuk heton. Nuk e njeh ligji këtë”, tha avokati.
“Roli i policisë është më i gjerë duhet të sigurohen pamjet filmike, çdo gjë vjen nga urdhri i prokurorit. Është prokurori që drejton hetimet në bashkëpunim me policinë. Policia duhet të krijojë provat e mundshme, të njoftojë prokurorinë për një akt akuzë. Ka pasur njohje apo jo?” thotë Softa.
Ai ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet paraprake të çështjes dhe tregon disa detaje.
“Argumentet nuk janë bindëse, deklaratat janë jo profesionale. Nga e pa prokuroria që masa e dhënë e akuzës është ajo e lehtësuar. Duhet analizuar ngjarja që nga momenti i atyre pak pamjeve filmike që janë vënë në dispozicion. Pyetjet vijnë natyrshëm; që ishte i dehur ishte i dehur para se të shkonte dhe për sa kohë u deh? Pamjet kur del nga lokali janë të ecjes normale. Nuk kemi humbje të ekuilibrit. Pastaj hyri në një lokal dhe pastaj dalin që janë të dy të dehur. Një i dehur ka fuqi fizike? Nuk është fuqia fizike e dehjes me atë që nuk është i dehur. Dhe sa e fortë është goditja që një i dehur i ka krijuar të tilla hematoma. Do të presim raportin mjeko-ligjor i cili do të japë hollësira se çfarë ka ndodhur. Nëse ka enjtje ka ardhur për shkak të grushtit? Nëse ka çarje mund të jetë unaza? Ka qenë i vetëm, apo disa persona? Krimi ka ndodhur në një zonë të banuar në orën më të frekuentuar. Çështja vjen dhe thellohet dhe mund të arrijmë në pista të tjera. Pse lokali duhet të fshinte pamjet? Të gjitha këto janë ato që mund të ngrenë dhe rrëzojnë pista. Pista nuk është akuzë, por alternativë për të shkuar tek e vërteta me prova shkencore, me dëshmitarë, pamje filmike, tabulate, për të parë nëse autori është rastësisht. Ku e gjeti fuqinë fizike që të godasë? Rënia e të dehurit për shkak se nuk të mbajnë këmbët është e butë”.
Për avokatin Qafa, hetimi i vrasjes në Pogradec është i vështirë, pasi historia ka treguar që qytet ka zbulueshmërinë e vrasjeve në nivel shumë të ulët. Por avokati thekson se vetëm SPAK mund të rikuperojë pamjet filmike që mund të jenë fshirë dhe të hedhin dritë mbi ngjarjen.
“Vrasja nga pakujdesia ka dënim deri në 5 vjet, kurse me dashje nga 10-20 vjet. Nuk mund të bazohet në dhomat e përgjimit që të krijohet alibia se ka qenë vetëm një goditje. Kamerat e lokalit mund ta zgjidhin pavarësisht se thonë që kamerat janë fshirë, por ato rikuperohen nga SPAK i cili ka aparatura. Edhe kamerat lënë një gjurmë dhe me aparaturat e SPAK rikuperohen. Nëse kamerat kanë qenë të ndezura është shumë e thjeshtë të rikuperohen dhe të zbardhet dinamika e ngjarjes. Është hetim i vështirë se Pogradeci nuk ka dëshmitarë. Kurrë nuk ka ekzistuar. Është qytet që ka zbulueshmërinë e vrasjeve shumë të ulët. Në ‘96 është vrarë shefi i komisariatit Agron Gjyrezi. Kurrë nuk u zbulua ngjarja, nuk pati autor dhe të dënuar. Ka shumë vrasje pa autor Pogradeci dhe është shumë i vështirë për t’u çarë në rrugë operative. E vetmja mundësi janë kamerat që janë fshirë, por që rikuperohen shpejt”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!