LAJMI I FUNDIT:

Pika e re kufitare me Malin e Zi, Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë miraton marrëveshjen

Pika e re kufitare me Malin e Zi, Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë miraton marrëveshjen

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, për çeljen e një pike të re kufitare “Shën Nikolla-Pulaj”, e cila do të jetë e aksesueshme për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe vjen si pjesë e projektit për ndërtimin e urës mbi Bunë.

Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke prezantuar para ligjvënësve marrëveshjen, nënvizoi se kjo pikë kufitare do të jetësohet sipas parimit një ndalesë një kontroll dhe pritet të sjell efekte pozitive në aspektin ekonomik dhe turistik.

“Objekti është i dyfishtë, së pari hapja e pikës kufitare dhe së dyti kontrollet e përbashkëta. Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Malit të zi, por dhe qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në bregdet gjatë sezonit turistik. Pika kufitare do të jetë në parimin e një ndalese dhe një kontrolli, e njohur gjerësisht si “One Stop Shop”. Ky parim kursen kohën e qytetarëve dhe energjinë e nëpunësve të angazhuar në këtë pikë të re kufitare. Puna do të jetë 24 orë gjatë gjithë javës”, bëri të ditur Lamallari.


Sipas tij, kjo marrëveshje lehtëson fluksin në pikat e tjera kufitare, por edhe forcon bashkëpunimin policor mes dy vendeve.

“Me ratifikimin e marrëveshjes, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar, rritet bashkëpunimi policor, lehtësohet lëvizja e banorëve të zonave të Nënshkodrës, pjesë përbërëse të Bashkisë Shkodër dhe zonave të Ulqinit, Malësisë së Krajës, komuna e Barit. Shkurtohet distanca mes dy vendeve, ulet fluksi i kalimeve në Muriqan. Dhe kjo pikë kufitare merr vlerë veçanërisht në sezonin turistik”, shtoi Lamallari.

Opozita nuk pati kundërshtime apo pyetje mbi marrëveshjen.

Marrëveshja e nënshkruar me 27 shkurt 2023, në Podgoricë nga Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç. Marrëveshja përmban 18 Nene.

Në relacionin bashkangjitur marrëveshjes theksohet si me rëndësi ekonomike fakti se nga pika e re kufitare do ketë stimulim të shkëmbimeve të aktiviteteve të grupeve turistike dhe të individëve turistë në destinacionet turistike në të dy anët e kufirit. Po ashtu pritet stimulimi i zhvillimit të turizmit në këto zona do të shoqërohet me rritjen e të ardhurave në buxhetet e të dyja vendeve dhe rrjedhimisht, me rritjen e të ardhurave të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në këto zona.

Ngritja e pikës së kalimit kufitar dhe ndërtimi i urës do të ndikojë në promovimin ndërkombëtar të turizmit në rajonin tonë, përfshirë këtu edhe rritjen e interesit të agjencive turistike për organizimin e tureve të vizitave turistike dhe njëkohësisht, do të ndikojë në përmirësimin e reputacionit të zhvillimeve turistike të vendeve tona.

Hapja e pikës së kalimit kufitar dhe ndërtimi i urës, përveç përfitimeve financiare dhe turizmit do të ndikojë ndjeshëm edhe në lehtësimin e shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, pritet të ketë ndikim në rritjen e efektivitetit të një kontrolli më të mirë të sektorit dhe vijës të kufirit përgjatë lumit Buna, si dhe shfrytëzimin e vlerave turistike të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, Malësisë së Tivarit dhe zonave përreth. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori