Pija e cila kompenson magnezin: Ju nevojiten vetëm katër përbërës!

Pos që përgatitja është e thjeshtë, të gjithë artikujt lehtë mund të gjenden
Magnezi është një mineral i neviojshëm për kocka të shëndetshme, merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë.
Ai kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut, ul presionin e gjakut dhe rrit HDL (kolesteroli i mirë).
Po ashtu, luan një rol thelbësor në kontrollin e sheqerit në gjak, rrit funksionin imunitar dhe përshpejton shërimin e plagëve, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- 25 g fara kungulli;
- 200 ml qumësht bajameje;
- 2 lugë fara liri;
- 1 portokall.
Farat e lirit dhe farat e kungullit qitni në blender dhe shtoni portokallin.
Shtoni qumështin dhe përzieni rreth 30 sekonda. Lini një kohë të shkurtër të gjitha që të bashkohen.
Pos që përgatitja është e thjeshtë, të gjithë artikujt lehtë mund t’i gjeni, ndërkaq ekspertët këshillojnë që pijen ta konsumoni në mëngjes në mënyrë që gjithë ditën të kënaqeni me humor të mirë. /Telegrafi/

















































