E njohur edhe si Permanent Make-up, Mikro-Pigmentim, “Mbushje e vetullave”, “Mbjellje e vetullave”, është teknika e përhapur shumë viteve të fundit nëpër botë.
Antigona Mahmutaj
Estete profesioniste
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine
Çfarë është Pigmentimi i vetullave?
Pigmentimi i vetullave është vendosja e ngjyrave organike në brendi të shtresës së sipërme të lëkurës (epidermë) në ato pjesë ku paraqitet nevoja.
Ju lutem mos lejoni të tjerët t’ju ngatërrojnë me termin “mbjellje e vetullave.” Mbjellja e vetullave bëhet në ambiente spitalore ku duhet të bëhet intervenim. Fijet e flokëve duhet të hiqen nga prapa dhe të implantohen në vetulla.
Çfarë dallimi ka në mes të pigmentimit dhe tatuazhit?
Dallimi rrënjësor qëndron tek vendosja e ngjyrës. Gjatë tatuazhit ngjyra vendoset në shtresën e dermës që nënkupton që ngjyra do të qëndrojë për tërë jetën. Kurse në pigmentimin afatgjatë ngjyra vendoset në epidermë (shtresa e sipërme) dhe përmes largimit të qelizave të vdekura ajo gradualisht largohet. Varet nga mosha, tipi i lëkurës, shpejtësia e metabolizmit të personit se sa gjatë do të qëndrojë. Mirëpo zakonisht qëndron 1-3 vite.
Si largohet ngjyra pas afatit të paraparë?
Ngjyra e pigmentimit largohet pa ndërruar nuancë. Ajo thjeshtë kalon prej ngjyrës së aplikuar në të zbehur derisa të largohet e tëra. Assesi nuk ndërron ngjyrë sikur disa ngjyra të tatuazhit.
Si aplikohet kjo teknikë?
Aplikimi bëhet në kushte shumë higjienike. Materialet që përdoren janë sterile dhe përdoren vetëm një herë, si për shembull gjilpëra sterile. Shumica me të dëgjuar fjalën gjilpërë paragjykojnë që do të ketë shumë dhimbje. Por dhimbjet nuk janë të padurueshme, sepse përdoret një anestezion lokal në formë të kremit, i cili parandalon dhimbjet. Ngjyrat janë organike të licencuara, pa efekte anësore dhe nuk përmbajnë minerale. Teknika më e avancuar me aparaturën më moderne e njohur si teknika me fije-fije, mundëson dukje sa më natyrale me dhimbje dhe skuqje minimale.
Kush nuk është kandidatë për pigmentim?
Personat të prekur me sëmundje kronike, si diabetikët, të prekur nga virusi HIV, hemofili etj., nuk diskutohet për pigmentim.
Te kush praktikohet pigmentimi afatgjatë?
* Pigmentimi preferohet për persona që kanë mungesë të vetullave për shkaqe të ndryshme, që i kanë të holluara, apo që dëshirojnë të japin një formë të bukur të vetullave;
* Personat që nuk dëshirojnë të humbasin kohë çdo ditë për tu grimuar;
* Të gjithë ata që nuk dëshirojnë të riaplikojnë grim çdoherë pas larjes, notit, sportit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës