Jordan Pickford iu shmang ndëshkimit me karton të kuq, pas grushtimit që i bëri Erling Haalandit.

Manchester City po fitonte 3-0 ndaj Evertonit, ndërsa tentonte të shënonte edhe golin e katërt.


Por, portieri i Toffes, Pickford vendosi që të mos e lejonte për një moment Haalandin të shënonte, duke e grushtuar.

Harkimi i Riyad Mahrez në zonën e Evertonit u ndaluar nga mbrojtësi i Toffees, Nathan Patterson, që nuk e largoi sigurt.

Dhe ndërsa topi po shonte në drejtim të Haalandit, gardiani anglez vendosi që ose të kishte topin ose norvegjezin, andaj goditi këtë të fundit.

Por, Pickford arriti të shmangë ndëshkimin me karton të kuq, madje nuk u dha as penallti, për ndërhyrjen ndaj top golashënuesit të Ligës Premier këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app