Dale Pfeiffer, ish-drejtori i USAID-it në Kosovë, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është zgjidhje dhe, sipas tij, nëse bëhet nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por të jetë vetëm një asociacion kulturor.
Pfeiffer theksoi se ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se roli i tij duhet të mbetet kulturor.
“Mendoj që komuniteti ndërkombëtar duhet të shkojë një hap prapa dhe të flasë me kosovarët për situatën, se si e shohin vendin e tyre, botën, problemet e tyre dhe si duhet të merren me Serbinë. Asociacioni nuk është një zgjidhje, ndoshta mund të bëhet një zgjidhje më vonë. Por është një program i gjatë për t’i bërë serbët të jetojnë të lirë, ta kenë vendin e tyre në shoqëri dhe të ndjehen rehat. Kjo do të kërkojë kohë. Serbia ka një mentalitet të rëndë, me propagandën mbi 20 vite, ku serbët kanë qenë dhe nuk ka pasur një nacionalitet tjetër tek këta”, ka thënë Pfeiffer, për RTV Dukagjini.
Ai kritikoi partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, duke thënë se po i bëjnë favor Serbisë në përpjekjet për të zgjidhur problemin.
Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë vetëm një organ kulturor, që u jep serbëve mundësinë të shprehin brengat e tyre, por nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv.
“Ata po mundohen t’i bëjnë favor Serbisë për të zgjidhur problemin. Asociacioni duhet të jetë kulturor, i cili serbëve duhet t’u japë mundësi që të shprehin brengat e tyre, që të mos jetë një Asociacion politik, dhe nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv. Nëse keni një Asociacion, pse mos ta kemi një për të gjitha minoritetet dhe një Asociacion për shqiptarët që të merren me çështje kulturore”, ka shtuar Pfeiffer.
Krahas kësaj, Pfeiffer vuri në dukje se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk janë në interesin e Kosovës dhe se duhet të pyesin pse po e bëjnë këtë. Ai nënvizoi se promovimi i pajtimit etnik kërkon shumë vite dhe se krijimi i një Asociacioni politik do të lejonte Serbinë të ndikojë në çështjet e brendshme të Kosovës.
“Po kërkojnë gjëra që nuk duhej të kërkonin dhe që nuk janë në interesin e Kosovës. Dhe duhet të pyesin pse po e bëjnë këtë, për të zgjidhur problemin. Më herët më është thënë të promovohet pajtimi etnik, për këtë duhet shumë vite… ju e krijoni një Asociacion, çka ka arritur kjo? Ju veçse e keni një Asociacion dhe Serbia do të influencojë dhe kjo duhet të ndalohet. Serbia duhet të ndalojë për të udhëhequr pjesën e Kosovës dhe serbët e Kosovës. Këta janë serbët e Kosovës, nuk janë serbët e Serbisë… Serbët e Kosovës janë viktima këtu… shteti serb duhet të ndryshojë,” ka thënë ndër të tjera Pfeiffer.
Ai ka kritikuar ndërkombëtarë edhe për vendosjen e masave ndaj Kosovës – të cilat u vendosën gjatë vitit të kaluar.
“Veprim i gabuar. Dhe është bërë një gabim dhe nuk e kanë pasur një ‘backgorund’ të duhur dhe Evropa duhet ta dijë se nuk është një vend i unifikuar”, ka shtuar ish-kreu i USAID-it në Kosovë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit