LAJMI I FUNDIT:

Peugeot E-308 do të fillojë të shitet kah mesi i vitit të ardhshëm

Peugeot E-308 do të fillojë të shitet kah mesi i vitit të ardhshëm

Peugeot ka mbajtur premtimin e dhënë, duke prezantuar versionin plotësisht elektrik të modelit 308.

Fjala është për Peugeot E-308 që është i bazuar në platformën e njëjtë sikurse modeli konvencional 308 – duke marrë dizajnin, eksterierin dhe enterierin nga paraardhësi, transmeton Telegrafi.


Aty është edhe seti i ri i fellneve 18-inç me fokus të veçantë në aerodinamikë, me qëllim që të nxjerrë më të mirën nga bateritë gjatë lëvizjes.

Peugeot E-308 bazohet në gjeneratën e re të baterive me kapacitet prej 51 kWh. Me një mbushje të saj, i siguron shoferit një autonomi prej 400 kilometrave.

Pjesë e përparme është modifikuar për aerodinamikë më të mirë, kështu ka edhe goma të reja të profilit të ultë.

Shpejtësia maksimale për mbushjen e baterisë është 100 kW, dhe nevojiten vetëm 25 minuta që bateria të mbushet nga 20 deri në 80 për qind të kapacitetit.

Do të jetë i disponueshëm në treg si hatchbak dhe karavan, e do ta vë në lëvizje motori i ri elektrik që prodhon 156 kuaj-fuqi.

Nga Peugeot kanë bërë të ditur se kjo veturë do të fillojë të shihet kah mesi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/