LAJMI I FUNDIT:

Petkov para Scholzit përsërit kërkesat për Maqedoninë e Veriut

Petkov para Scholzit përsërit kërkesat për Maqedoninë e Veriut

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot gjatë vizitës së tij në Sofje, tha se mbështet fuqimisht arritjen e një marrëveshje për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Scholz tha se Gjermania e kupton se nuk është e lehtë të kapërcehen dallimet historike mes vendeve fqinje, por shtoi se, përvoja e saj tregon se është mirë për të gjithë kur kapërcehet besimi dhe ndërtohen marrëdhënie miqësore me fqinjët.

“Mendoj se ka një shans për të bërë përparim. Ne do të vazhdojmë diskutimin dhe shkëmbimin mes nesh deri në fund të presidencës franceze dhe shpresoj se do të bëjmë përparim. Jam i bindur se së bashku ne evropianët mbajmë përgjegjësi për BE-në dhe për stabilitetin e Ballkanit”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kiril Petkov.


Petkov, nga ana e tij, tha se Bullgaria dhe Gjermania gjithmonë kanë shikuar drejt Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin e tyre në BE.

Kryeministri bullgar theksoi se qeveritë e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut “vazhdojnë të punojnë në atë drejtim dhe qeveria bullgare e ka shprehur qartë qëndrimin e saj për kushtet që duhet të plotësohen për të vazhduar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/