LAJMI I FUNDIT:

Petkov: Çdo propozim i BE-së për RMV-në që devijon nga qëndrimi ynë duhet të kalojë në Kuvend

Petkov: Çdo propozim i BE-së për RMV-në që devijon nga qëndrimi ynë duhet të kalojë në Kuvend

Çdo propozim për integrim evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili devijon nga qëndrimi kornizë i Bullgarisë nga viti 2019, të dërgohet për mendim në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit Popullor.

Një vendim i tillë Qeveria do ta votojë në seancën e sotme, tha kryeministri Kiril Petkov.

Vendimi do t’i detyrojë përfaqësuesit e Bullgarisë në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm dhe në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mos miratojnë asnjë vendim për Maqedoninë e Veriut që devijon nga pozicioni kornizë i vendit pa pëlqimin e qartë të Kuvendit Kombëtar, shkruan “BNT”.


BGNES njoftoi dje se kryeministri bullgar Kiril Petkov synon të izolojë plotësisht Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në përpjekjet e tij për të hequr veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë, duke cituar pjesë të një projekt-propozimi që vetë Petkov do t’ia paraqesë në seancën e parë të mundshme qeverisë.

“Çdo vendim i Presidencës Franceze me BE-në, vend anëtar ose i Komisionit Evropian në lidhje me miratimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në, i marrë në përgatitje ose mbajtjen e takimeve të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) ose deri te Këshilli i Përgjithshëm, i cili devijon nga qëndrimi Kornizë i Këshillit të Ministrave nga viti 2019, të dërgohet menjëherë deri te Komisioni për Politikë të Jashtme të Kuvendit Kombëtare”, thuhet në tekstin e cituar nga “BGNES”.

Deputetët sot në mëngjes e pranuan kërkesën e “Ka një popull të tillë” si pikë e parë për të dëgjuar Ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska për procesin e anëtarësimit të RMV-së dhe kjo të jetë në një seancë të mbyllur, raportojnë mediat bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori