LAJMI I FUNDIT:

Peticion për ta shpallur personalitet të vitit Keanu Reeves

Peticion për ta shpallur personalitet të vitit Keanu Reeves

Një nga aktorët më të dashur të Hollivudit, Keanu Reeves, i takon grupit të të famshmëve që adhurohet nga publiku i gjerë.

Për shkak të mençurisë, natyrshmërisë dhe modestisë, aktori është pothuajse i dashur nga e gjithë audienca e filmit dhe ky adhurim ka bërë që të filloj një peticion teksa kërkohet që të aktori të shpallet personalitet i vitit.

Më shumë se 70 mijë njerëz e kanë nënshkruar peticionin që i bënë thirrje revistës “Time” ta shpall zeshkanin si person të vitit.


Keanu Reeves (Foto by Matt King/Getty Images/Guliver)

“Keanu është personi më i mirë që ekziston, duhet ta shpallin person i vitit. Ai ka dhuruar miliona ndihma për spitalet e fëmijëve dhe ka bërë bamirësi të tjera. Ai e meriton atë”, janë disa prej komenteve të njerëzve për 54-vjeçarin.

Qëllimi i peticionit është të mbledhë 150 mijë nënshkrime ndërsa mund të votoni edhe ju ueb-faqes change.org.

Përndryshe, revista “Time” e shpall çdo vit personalitetin e vitit, ku në 2018 ky titull i takoi gazetarit të ndjerë saudit, Jamal Kashoggi. /Telegrafi/