LAJMI I FUNDIT:

Peterle: Zgjedhjet u organizuan përgjithësisht në frymë të qetë dhe të rregullt

Peterle: Zgjedhjet u organizuan përgjithësisht në frymë të qetë dhe të rregullt

Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së, Ajolz Peterle ka mbajtur një konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 19 nëntorit.

Peterle me këtë rast tha se zgjedhjet u organizuan përgjithësisht në një frymë të qetë, të rregullt dhe me një konkurrencë të fortë.

“Këto zgjedhje ishin me konkurrence të fortë.  Shumica e komunave më të mëdha votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve.  Aktivitetet e fushatës u organizuan kryesisht në frymë të qetë dhe përgjithësisht u përmbajtën nga përdorimi i gjuhës nxitëse”, tha Peterle.


Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së tha se kanë vënë re ngritje të tensioneve në disa komuna ku garuesit akuzuan njëri-tjetrin për taktika të padrejta dhe presion të paligjshëm mbi votuesit, si në Gjakovë dhe Mitrovicën Jugore.

Ai po ashtu tha se edhe në komunat si Kllokot e Partesh, atmosfera ishte pak e polarizuar, por pa pasur incidente të mëdha.

Peterle tha se vëzhguesit e tyre vizituan 292 vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe përgjithësisht panë një transparencë të mirë të procesit.

Sipas tij, hapja dhe votimi në qendrat e votimit u vlerësua pozitivisht, ndërsa numërimi u zhvillua kryesisht në mënyrë transparente dhe efikase.

Peterle më tej shtoi se duhet të përmirësohen disa aspekte të votimit dhe numërimit. Sipas tij, të kuptuarit e votimit vazhdon të jenë fushë ku kërkohen përmirësime.

Ai tha se edhe qasja në objektet e vendvotimeve për personat me aftësi të kufizuara vazhdon të jetë e vështirë.

Peterle më tej tha se pesë gara janë në margjina të ngushta, si në Prishtinë, Prizren, Kllokot, Rahovec, dhe Dragash dhe sipas tij, numërimi i votave me kusht dhe postë mund të përcaktojnë rezultatin përfundimtar.

Ai tha se misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve do të qëndrojë në Kosovë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Duhet të theksojmë qartazi se vlerësimet do të kenë kuptim vetëm nëse gjetjet dhe rekomandimet tona merren parasysh”, u shpreh Peterle.

Ai në fund tha “Shpresoj se nuk do të ftohem së shpejti të bëhem kryesues i misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori