Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është radhitur në vendin 3,031 në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”.
Ranglista që mat të gjitha universitetet botërore duke u bazuar në cilësi dhe në impaktin e tyre në internet, rangoi UP-në katër pozita më poshtë se në ranglistën paraprake të publikuar në janar të këtij viti.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Halim Hyseni, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin tha se gjendja e tanishme në UP është pasojë e drejtpërdrejtë e “vendimeve të politizuara” të Gjykatës Kushtetuese, me të cilat sipas tij, janë krijuar qeveri pazaresh.
“Gjendja e tanishme në Universitetin e Prishtinës, por edhe në arsimin parauniversitar është pasojë e veprimit të faktorëve të shumtë parazitarë dhe entropik”, deklaroi Hyseni, duke shtuar se cilësia e arsimit në Kosovë filloi të bie drastikisht në vitin 2014.
“Atëherë kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës përcaktoi ‘bazën’ kushtetuese për formimin e Qeverisë së Kosovës. Në vitin 2018, sistemi i edukimit dhe i arsimit në Kosovë do të merrte një goditje tragjike, përsëri me vendimin e Kushtetueses, por jo mbi bazën e vitit 2014, por me një vendim krejtësisht të kundërt me atë të vitit 2014. Ky ka qenë një vit kur arsimi i Kosovës pësoi edhe një goditje të rendë”.

Sipas tij, ky rangim në “Webometrics” nuk mund t’i faturohet qeverisjes aktuale, pasi siç tha, ndryshimet në arsim nuk mund të ndodhin brenda një nate, por as për dy apo tri vjet.
“Për shkak se janë komplekse dhe në këto ndryshime duhet të marrë pjesë e tërë shoqëria e udhëhequr nga një Qeveri meritokrate dhe mbi gjitha morale e kombëtare”, deklaroi tutje Hyseni.
Ai shtoi se Qeveria Kurti duhet të veprojë në mënyrë të koordinuar duke hartuar strategjinë dalëse nga kjo gjendje siç e quajti, tepër të rëndë të sistemit të edukimit dhe arsimit.
Njohësi i arsimit komentoi edhe vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), që të ofrojë mbështetje financiare 7 mijë euro për 20 studentë që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.
Hyseni i dha përkrahje ministrisë për këtë vendim, por shtoi se duhet garantuar që ata studentë do të kthehen më pas në Kosovë për ta ushtuar profesionin e “nuk do te përndiqen siç janë përndjekur deri me tani”.
Ndryshe, me pozitën që është radhitur është shprehur i pakënaqur menaxhmenti i UP-së.
Përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se kanë filluar të punojnë në identifikimin e mangësive.
Ndërsa, janë krenuar se janë ranguar më mirë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë në trevat shqipfolëse.
“Në rangimin Webometrics, Universiteti i Prishtinës rangohet si universiteti më i mirë nga të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë dhe trevat shqipfolëse. Pra, UP-ja nuk është universiteti i dyti më i dobëti në rajon, siç është prezantuar nga disa mediume. UP-ja në rangim lë prapa një numër të konsiderueshëm të universiteteve publike në rajon, ndërsa institucioni i dytë i arsimit të lartë në Kosovë, është dyfish më poshtë në rangim krahasuar me UP-në”.
“Sigurisht, UP-ja nuk është e kënaqur edhe me këtë rezultat, andaj menaxhmenti së bashku me Këshillin drejtues, muaj më parë kanë filluar të punojnë në këtë drejtim, duke identifikuar mangësitë dhe duke ndërmarrë nisma strategjike për ta avancuar tutje pozicionin në platformën Webometrics”, u tha në reagimin e UP-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë