LAJMI I FUNDIT:

Pesë zyrtarë korrektues dhe një punonjës shëndetësor të prekur nga coronavirusi

Pesë zyrtarë korrektues dhe një punonjës shëndetësor të prekur nga coronavirusi
Foto: Ilustrim

Ka shkuar në 165 numri i personave të prekur me coronavirus në vendin tonë.

Në mesin e këtyre personave të prekur janë edhe pesë zyrtarë korrektues dhe një punonjës shëndetësor i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë.

Këtë për Telegrafin e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.


Thaçi ka thënë se që nga data 13 mars 2020, e deri më sot, nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit janë pranuar gjithsej 67 persona të rinj.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, me coronavirus nuk është i prekur asnjë i burgosur, ndërsa të prekur janë 5 zyrtarë korrektues dhe 1 punonjës shëndetësor, të njëjtit janë punonjës të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se bazuar në planin operativ “Corona Virus” , me qellim të parandalimit të përhapjes së Covid19, çdo person i ri, i pranuar në institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit, fillimisht i nënshtrohet kontrollit mjekësor, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit për të vazhduar me vendosjen e rregullt.

“Të gjithë të lartpërmendurit e prekur me coronavirus, aktualisht janë në vet karantinë”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me coronavirus. Me këto shifra, numri i të infektuarve në gjithë vendin shkon në 165.

Deri tani, nga coronavirusi janë shëruar 24 persona dhe tre të tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori