Sipas disa studimeve, sytë janë gjëja e parë që njerëzit shikojnë kur përpiqen të përcaktojnë moshën tuaj

Sa herë grimoheni mendoni se çfarë trukesh duket të përdorni për ta bërë zonën rreth syve të duket gjithë jetë dhe e freskët. Ne po ju zbulojmë disa nga truket e grimierëve profesionistë.

Ndriçoni sytë e lodhur me një laps nude

Ky është një truk që e përdorin shumë make up artistë. Kaloni një laps nude përgjatë vijës së poshtme të syrit, thotë artistja e makijazhit Jami Svay, e cila ka punuar me Julianne Moore dhe Freida Pinto.

“Ndryshe nga ngjyrat e errëta, të cilat mund të zvogëlojnë sytë dhe të nxjerrin në pah skuqjen, ngjyra nude bën të kundërtën, duke i bërë sytë të duken të zgjuar!”

Përdor një primer ngjyrë ari për të kamufluar vijat

Para se të vendosni grimin, vendosni një primer me bazë silikoni me grimca në ngjyrë ari.

“Grimcat e arta devijojnë dritën nga fytyra, mjegullojnë vijat e imëta, ndërsa silikoni krijon një mburojë në lëkurë që parandalon grimin të depërtojë në lëkurë dhe të nxjerrë në pah rrudhat.”

“Maskoni” rrathët e zinj të syve me një trekëndësh korrektori

Vizatoni një trekëndësh me kokë poshtë nga vija e poshtme e qerpikëve në majë të mollëzës dhe përdorni një sfungjer për ta përhapur. Kjo do t’i bëjë rrathët e zinj të zhduken si me magji.

“Dendësojini” qerpikët me rimel dyngjyrësh

Ashtu si flokët bëhen më të rralla dhe të holla me kalimin e moshës, po kështu ndodh edhe me qerpikët – duke shtuar vite në pamjen tonë. Zgjidhja e Svay për të rritur vëllimin e qerpikëve në sekonda është: Së pari, vendosni një shtresë rimeli në ngjyrë kafe të errët në të gjithë qerpikët; lëreni të thahet. Pastaj vendosni një shtresë rimeli të zi vetëm në majat e qerpikëve.

“Ky efekt ombré i jep qerpikëve thellësi ndërsa e tërheq vëmendjen në maja, duke krijuar iluzionin e qerpikëve më të plotë dhe më të gjatë.”

“Ngrini” kapakët e syve me një teknikë me 3 hapa

“Lyerja e kapakut me tone neutrale me shkëlqim krijon iluzionin e një ngritjeje të syve”, thotë Svay. Si ta arrini këtë gjë?

Hapi 1: Duke përdorur një paletë prej 3 tonesh, vendosni tonin më të lehtë në cepin e brendshëm të syrit dhe përgjatë harkut të vetullës.

Hapi 2: Tonin e mesëm përhapeni me furçë në të gjithë kapakun për të nxjerrë në pah syrin ndërsa krijoni një bazë të lëmuar.

Hapi 3: Tonin më të errët përhapeni në cepin e syrit (zona midis kapakut dhe kockës së vetullës) për të krijuar një “hije” që ndihmon lëkurën “të tërhiqet” vizualisht.

Përshtatur nga Woman’s World