LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar si bashkëpunëtorë të terroristit të Nice

Pesë të arrestuar si bashkëpunëtorë të terroristit të Nice

Pesë persona besohet të kenë pasur lidhje me terroristin me kamion i cili vrau 84 persona në Nice të Francës.

Prokuroria në Paris ka thënë se të dyshuarit janë në paraburgim, shkruan BBC.

Tre persona u arrestuan të shtunën dhe dy të premten, duke përfshirë edhe gruan e sulmuesit.


Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin, duke thënë se njëri prej përkrahësve të tij ka kryer sulmin i cili la 84 të vdekur dhe qindra të plagosur.