Fatkeqësisht, të ngrihesh në detyrë është më tepër një art se një shkencë.
Je apo nuk je duke pritur për një ngritje në detyrë, këto pesë këshilla mbi ato që duhet dhe nuk duhet të bësh në rast se kërkon të shkosh më lart ose të marrësh një pagë më të mirë, do të të ndihmojnë të arrish qëllimet e tua dhe të kuptosh gjithashtu gabimet.
1. Të mos njohësh kurrë kontributin e të tjerëve në punën tënde
Një nga të vërtetat më të rëndësishme mbi menaxhimin, është se kur njerëzit nën ty po punojnë mirë, është merita e tyre, ndërsa kur ata prishin gjithçka është faji yt. Njerëzit, të cilët të respektojnë dhe me të cilët është e këndshme të punosh, të japin gjithnjë merita aty ku vërtetë ke punuar dhe nuk e hedhin punën tënde poshtë.
Një nga sjelljet që do të të bëjë të mos ngrihesh në detyrë, është nëse nuk i përgëzon kolegët, sillesh në mënyre negative dhe nuk pranon që dikush tjetër mund të ketë të drejtë.
2. Të kërkosh në mënyrë të vazhdueshme të ngrihesh në detyrë në vend që të mendosh sesi mund të përmirësohesh
Kjo nuk do të thotë se kurrë nuk duhet ta kërkosh këtë gjë, por duhet të jesh i zgjuar për të gjetur kohën e përshtatshme se kur ta kërkosh dhe si ta kërkosh këtë gjë te shefi yt. Nëse do të shkosh lart, fokusohu sesi të përmirësohesh dhe të arrish rezultate më të larta, në kontributet e tua dhe në mënyrën e punës.
Të pyesësh dhe të kërkosh gjithë kohën që të rritesh në detyrë në vend që të kontribuosh dhe të punosh më tepër, sigurisht nuk do të të ndihmojë.
3. Fokusohu se çfarë kërkon nga rritja në detyrë
Është çmenduri fakti se shumë njerëz e kërkojnë rritjen në detyrë për shkak se thjesht e bëjnë punën e tyre mirë. Kjo nuk vjen thjesht nga të bërit të punës mirë, por vjen nëse ti me atë që bën i jep realisht vlera kompanisë ku punon, jashtë rolit që të është dhënë.
Nëse e kërkon rritjen në detyrë pa i plotësuar këto kushte, shefi yt do të kuptojë se e kërkon vetëm për arsye personale dhe jo në të mirë të kompanisë dhe nuk do të marrësh përgjigje pozitive.
4. Të kërkosh ngritje në detyrë në mënyrë emocionale në vend që të fokusohesh te faktet
Shumë shpesh njerëzit nxehen dhe frustrohen në këto biseda, duke u tërhequr pa u shprehur se çfarë meritojnë. Mos e përdor një eksperiencë negative si një shkas për të kërkuar diçka ose të thuash se punon më tepër se të tjerët prandaj meriton më tepër para. Fokusohu te faktet. Çfarë të mire sjell eksperienca jote specifike? Sa ndryshime pozitive ke sjellë? Çfarë do të bëje ndryshe nëse do të rriteshe në detyrë?
Nëse e kërkon ngritjen në detyrë thjesht sepse një moment ndihesh i frustruar apo i nevrikosur me situatën, në vend që të fokusohesh te faktet, nuk do të arrish sërish asgjë.
5. Të heqësh dorë dhe të tregohesh i paduruar
Ngritjet në detyrë përgjithësisht nuk vijnë në momentin që ti i pret, madje edhe nëse është qartësisht e dukshme se e meriton diçka të tillë. Çelësi është që të përpiqesh të kuptosh se çfarë kërkon shefi jot nga ty, në mënyrë që të justifikosh lëvizjen për në një rol të ri.
Nëse heq dorë dhe nuk pret sa duhet, nuk do të rritesh kurrë në detyrë
Përdor marrëdhëniet me shefin tënd për t’u fokusuar sesi mund të përmirësohesh dhe të bësh më tepër për kompaninë tënde. Nëse vepron në këtë mënyrë, ngritja në detyrë do të vijë më shpejt nga sa mendon.
Burimi: Business Magazine
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë