Nëse lodhja për ju është një problem që zgjat gjatë gjithë vitit, do të thotë që po bëni diçka të gabuar dhe se duhet të korrigjoni zakonet tuaja
Olivia Arezolo, një eksperte për gjumin, ka zbuluar gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë dhe që kanë ndikim negativ në cilësinë e gjumit.
Mbani dritat ndezur deri vonë
Edhe pse shumë njerëz fajësojnë telefonat celularë për problemet e gjumit, drita në dhomë mund të ketë një efekt po aq të dëmshëm.
“Hulumtimet tregojnë se drita e lartë në dhomë mund të zvogëlojë prodhimin e melatoninës – hormonit të gjumit dhe kështu të çojë në gjumë të shkurtër dhe të varfër”, thotë Olivia.
Kjo mund të zgjidhet para se të shkoni në shtrat duke ndalur dritat 90 minuta më herët, kështu që trupi juaj do të marrë sinjale se është koha për qetësim, transmeton KosovaPress.
Shtyni zgjimin
Megjithëse duket shumë joshëse për të shtyrë alarmin dhe për të marrë disa minuta të tjera të gjumit të çmuar, Olivia ju këshillon të bëni të kundërtën.
“Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë provuar se për shkak të këtij zakoni bëheni inert dhe keni ndjenjën se nuk keni fjetur fare”, pohon ajo.
Këshillon që të zgjoheni në alarmin e parë, kështu që do të jeni të motivuar që menjëherë të dilni nga shtrati.
Dush me ujë të nxehtë para gjumit
Ju mund të mendoni se një dush i gjatë me ujë të ngrohtë do t’ju ndihmojë të relaksoheni para gjumit, por kjo ka edhe anën tjetër të medaljes.
“Megjithëse dushi i nxehtë i relakson muskujt, ai gjithashtu rrit temperaturën e trupit, andaj ju do të keni vështirësi të zhyteni në një gjumë të thellë gjatë së cilës trupi juaj mbledh energji për të nesërmen,” paralajmëron Olivia.
Ju mund ta korrigjoni këtë duke bërë një dush të paktën një orë para se të shkoni në shtrat.
Punoni natën deri vonë
Sot shumë njerëz kryejnë punë në shtëpi, dhe kjo mund të jetë problematike për cilësinë e gjumit, veçanërisht nëse punoni deri në orët e vona të natës.
“Kjo e mban trurin aktiv, e cila zgjat sasinë e kohës që duhet të biesh në gjumë. Kjo mund të ndikojë në cilësinë dhe gjatësinë e gjumit, dhe do të dëmtojë trurin tuaj, i cili nuk do të ketë mundësinë për të pushuar dhe për të rimarrë energjinë e nevojshme për mëngjesin e ardhshëm “, thotë ajo.
Provoni të flini disa orë para se të shkoni në shtrat dhe Olivia rekomandon leximin ose dëgjimin e muzikës relaksuese.
E teproni me alkool
Studimet mbi çrregullimet e gjumit kanë treguar se konsumimi më i lartë i alkoolit ndikon në rritjen e lodhjes gjatë ditës.
“Nuk është aspak befasuese, sepse përbërësi kryesor është alkooli, i cili stimulon trupin dhe ndikon si kafeinë”, pohon Olivia dhe këshillon që alkooli të mos pihet të paktën tre orë para se të shkoni në shtrat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje