LAJMI I FUNDIT:

Pesë profesionet që sjellin numrin më të ulët të divorceve dhe pesë që sjellin numrin më të lartë

Pesë profesionet që sjellin numrin më të ulët të divorceve dhe pesë që sjellin numrin më të lartë

​Nëse jeni të punësuar në një nga këto 10 profesione keni ose probabilitetin më të lartë ose atë më të ulëtin – për t’u divorcuar.

Kjo ama vetëm sipas të dhënave të grumbulluara nga Statisticieni amerikan Nathan Yau, nga Anketa e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të vitit 2021, e cila përcakton se cilat profesione paraqesin shkallën më të lartë dhe më të ulët të divorcit mes çifteve amerikane, raportoi Euronews Albania.

Karriera mund të mos jetë faktori nr. 1 që përcakton nëse një person do të divorcohet, por stabiliteti financiar, kompatibiliteti dhe kënaqësia e përgjithshme me jetën janë ndër kontribuuesit më të rëndësishëm.


Atmosfera në vendin e punës mund të ndikojë gjithashtu, sipas hulumtimeve të Yau. Sipas studimit, menaxherët e lojërave të fatit dhe kazinove kanë përqindjet më të larta të divorcit në Amerikë, me 52.9 për qind. Dhe banakierët nuk janë shumë prapa, me një normë divorci prej 52.7 për qind.

Destinacionet e muajit të mjaltit që çojnë më shumë drejt divorcit
Lexo po ashtu Destinacionet e muajit të mjaltit që çojnë më shumë drejt divorcit

Ndërkohë, përgjithësisht – edhe pse jo gjithmonë – pozicionet me pagat më të kënaqshme priren ta bëjnë jetën në çift më të kënaqshme dhe vetë martesat më të qëndrueshme.

Profesione në fushën mjekësore dhe atë financiare renditeshin ndër karrierat me përqindjet më të ulëta për divorcet.

Pesë ndër profesionet me përqindjen më të lartë të divorcit:

  • Menaxherët e lojërave të fatit

  • Banakier

  • Stjuardesë

  • Telemarketues (Call-Center)

  • Punonjësit e shërbimeve të lojërave të fatit.

Pesë ndër profesionet me përqindjen më të ulët të divorcit:

  • Aktuarët

  • Shkencat e Natyrës

  • Klerikët

  • Mjekët dhe kirurgët

  • Zhvilluesit e softuerëve dhe aplikacioneve.

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Sa shpesh duhet t’i lash pizhamet dhe pse është kaq e rëndësishme?

Bëje vet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
E lini hapur derën e furrës pas pjekjes? Ky zakon mund të jetë shumë i rrezikshëm

E lini hapur derën e furrës pas pjekjes? Ky zakon mund të jetë shumë i rrezikshëm

A e dini se...
Kalo në kategori