Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut.

Lajmin e ka bërë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Dukagjinit, Xhevat Ibra.


"Një aksident mes dy veturash ka ndodhur ku janë lënduar pesë persona të cilët janë dërguar në emergjencë për tretman. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes", ka thënë Ibra për Telegrafin.

Ndryshe, numri i aksidenteve në trafik ka shënuar sërish rritje, vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 46./Telegrafi/

87581990 233552144328108 8897458940497887232 n

87852310 126770868776529 717622617787334656 n

P