Pesë persona u lënduan nga një sulm – pra përplasje me veturë që ndodhi në një prej rrugëve më të frekuentuara në Jerusalem.

Organet e sigurisë besojnë se ishte sulm terrorist. Sulmuesi, një banor i një lagje fqinje palestineze – Beit, Safafa që është i njohur për policinë, transmeton Telegrafi.


2 31

Pamjet nga vendi ku ndodhi aksident, tregon se ishte sulm terrorist”, tha një burim brenda policisë izraelite.

3 13

Ekipet emergjente të shpëtimit kanë dërguar pesë persona të lënduar në spital, e dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Komandanti i policisë në Jerusalem ka mbajtur një konferencë për media në vendin ku ka ndodhur sulmi, dhe kërkoi nga hetuesit që ta hetojnë me kujdes rastin.

Bëhet fjalë për Doron Turgerman i cili tha se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, ndërsa shoferi që i goditi është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/