Pesë lojtarët e Kosovës që kanë ndërruar skuadër deri më tani në këtë afat kalimtar

Afati kalimtar i janarit po zhvillohet me hapa të shpejtë, ku lojtarët që kanë ë pak minuta, apo nuk ndihen rehat në klubet aktuale, por gjejnë mjedis të ri.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa i prekur edhe lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, ku disa prej tyre deri më tani kanë ndërruar ekipe, shkruan Telegrafi.
Hapin më të madh e bërë Florent Muslija i cili ka kaluar nga Paderborn Bundesliga 2 në Freiburg në Bundesliga.
Edhe pse detajet e transferimit nuk janë bërë të ditura, për lojtarin që kishte kontratë me Paderborn, thuhet se janë paguar mbi 2.5 milionë euro.
Tjetër rikthim ka bërë Valon Berisha, i cili ishte pa ekip në gjashtë muajt e fundit, shkaku i një dëmtimi, me mesfushorin që ka nënshkruar me LASK-un në Austri.
Mjedis ka ndërruar edhe Ibrahim Dresevic që luante e Fatih Karagumrug, duke kaluar te klubi korean Machida Zelvia.
Në një ambient të ri ka kaluar edhe Ermal Krasniqi, i cili nuk ka ndryshuar shtet, por vetëm ekip. Ai ka lënë Clujin për të kaluar te Rapid Bukuresht.
Fundit, por jo nga rëndësia është Arbër Hoxha, i cili po e vazhdon karrierën te Dinamo Zagreb, ndërsa më parë ishte pjesë e Slaven Belupos.
Sulmuesi anësor edhe pse nuk është ftuar së fundmi, ai ka qenë pjesë e Kosovës në disa ndeshje miqësore dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Florent Muslija (Freiburg)












































