Tek secila poezi lexuesi mund ta gjej vetën, duke krijuar edhe një lidhje të veçantë me autorin. Më poshtë janë përmbledhjet që ia vlen t’i keni, që nga Alexander Pushkini, Maya Angelou, Rumi, Ferndando Pessoa dhe Emily Dickinson.
“Love Poems”, Alexander Pushkin
Është një nga autorët e njohur rus. Edhe pse i përkiste periudhës së Romantizmit, njihet si një ndër themeluesit e letërsisë moderne ruse.
Siç theksohet nga shumë kritikë letrarë, ai e kishte mjeshtëruar artin e poezisë dhe këtë karakteristikë mund ta vërejmë tek vepra e tij “Love Poems” (Poezitë të dashurisë), e përkthyer në gjuhën angleze nga Roger Clarke.
“Bridge to the soul”, Rumi
Ndryshe nga Pushkini, autori iranian i njohur shkurt si Rumi, prek më shumë fusha të jetës.
Në vitin 2007, autori dhe profesori i njohur i Universitetit të Georgias, Coleman Barks, kishte vendosur që të bënte përkthimin e poezive të tij në anglisht, i mahnitur nga shprehjet e përdorura nga ai për te shprehur emocionet.
Për lexuesit të cilët kanë dëshirë që nëpërmjet poezisë të meditojnë dhe të çlirojnë ndjenjat e tyre, libri “Bridge to the soul” (Ura drejt shpirtit) është i duhuri për t’u lexuar.
“The Complete Poetry”, Maya Angelou
Maya Angelou ishte më e njohur për prozë sesa për poezi, por ajo çfarë e bëri të njohur në këtë drejtim ishte leximi i poezisë ‘On the Pulse on the Morning’ gjatë inaugurimit të Presidentit Bill Klinton.
Kjo përmbledhje poezish është botuar në vitin 1994, e në të cilën përfshihen të gjitha poezitë të cilat kanë qenë të botuara në pesë libra të ndarë.
Autorja thotë se ka filluar të shkruajë për t’i ikur realitetit dhe problemeve të rënda që kishte gjatë jetës së saj. ndërkaq, sipas kritikut Harold Bloom: “Maya Angelou të krijon një ndjenjë të veçantë kur i lexon poezitë e saj… çfarë e bën atë të veçantë është dinamika që përdor në ritmin e poezisë”.
“Poezi”, Fernando Pessoa
Pessoa është përkthyes, kritik dhe filozof portugez, gjithashtu i njohur edhe si poet.
Kjo përmbledhje është botuar në vitin 2016. Përkthyesi Lisandri Kola ka përdorur disa nuanca të dialektit gegë, në mënyrë që poezitë të kenë më rrjedhshmëri dhe që shprehjet filozofike të autorit të jenë më të lehta.
Sikurse tek këto vargje, autori përdor kundërshtime për të përshkruar dashurinë: “Jo. Lodhje pse? / Asht nji ndijim abstrakt / i jetës konkrete – / diçka si nji britmë / për me u lëshue, / diçka si nji angështi / për me e vuejtë, / ose me e vuejtë krejtsisht, / ose me e vuejtë si… / Po, ose me e vuejtë si… / Pikërisht kjo, si…”
“Oda Alabastri (poezi te zgjedhura)”, Emily Dickinson
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të gjitha poezive të Emily Dickinsonit. Përmes kësaj vepre keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e poetes që shkroi në shekullin XIX, por që suksesin më të madh e pati në shekullin XX.
Tek kjo përmbledhje, Emily Dickinson rrëfen jetën prej një këndvështrimi më të ndryshëm nga autorët e tjerë. Gjatë jetës së saj ajo ishte cilësuar si një njeri i çuditshëm dhe ekscentrik, gjë që ndikoi në stilin e thurjes së poezisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![Vetmia e të qenit i moskuptuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Orwell-e1723117781240-780x439.jpg)
Vetmia e të qenit i moskuptuar
![Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Norma01-780x439.jpg)
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
![Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/12/Boletini-e1543871954201-780x439.jpg)
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Nena-e1528625280692-780x439.jpg)
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe